Aktualitet

Gazetari Erjon Skëndaj ngre alarmin: Një tjetër pacient tentoi të hidhej, e ndaluan mjekët…dikush t’u thotë se ky viru

2 Shtator 2020, 18:53 Nga DOSJA
Gazetari Erjon Skëndaj ngre alarmin: Një tjetër pacient tentoi

TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj është shprehur se një tjetër pacient ka tentuar të vrasë veten, duke dashur të vetëhidhet nga dritarja apo ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në një lidhje për News 24, Skëndaj u shpreh se pacientët me Covid-19 që janë të shkruar në sptiale, kanë nevojë për një psikolog dhe për dikë që t’i sigurojë që ky virus nuk është fatal.

65-vjecari ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur menjëherë në trajtim intensiv, ndonëse jo i intubuar. Ai është nga zona e Fushë Krujës, Laçit. Ka pas dhe një tentativë tjetër, të një presoni që është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Nëse nuk merren masa për një trajtim psikologjik të të sëmurëve mund të ketë edhe raste të tjera. Këta persona kanë nevojë për psikologë, për dikë që të dijë t’i qetësojë, t’iu japë shpresë se kjo sëmundje nuk është fatale,”- tha ndër të tjera Skëndaj.

Sot ndodhi një tjetër ngjarje e rëndë. Një 65-vjeçar me inicialet H.M., nga Kruja, u hodh nga kati i katërt i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, ku dhe ndodhej i shtruar pasi ishte infektuar me Covid-19. Ky është rasti i dytë në Shqipëri. Më herët, nga një i njëjti spital, u vetëhodh një 29-vjeçar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon skendaj erjon skendaj

Sondazh

Poll