Aktualitet

RASTI I DYTË/ Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit pacienti me Covid-19, vdes në vend! Viktima, vjehrri i Gjetanit

2 Shtator 2020, 18:21 Nga DOSJA
RASTI I DYTË/ Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit pacienti me

TIRANË– 65-vjeçari Hasan Mira, banues në Klos, Mat, i infektuar me Covid-19 dhe i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” është hedhur nga kati i katërt i spitalit. Mësohet se si pasojë e rënies dhe dëmeve të marra, Mira ka ndërruar jetë në vend. Paraprakisht shkaku që mund ta kenë bërë 65-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt ekstrem, mësohet se ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e pacientit.

Ai kishte vetëm dy ditë i shtruar në këtë spital, pasi kishte marrë përgjigjen pozitive të tamponit të Covid-19. 65-vjeçari nga Klosi, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të simptomave të koronavirusit, trajtihet në terapi intensive, por nuk kishte shkuar në gradën e intubimit. Dosja.al ka mësuar se ai ishte edhe vjehrri i ish-deputetit socialist Gjetan Gjetani.

Ky është rasti i dytë në Shqipëri, ku një pacient me Covid-19, ndërmerr aktin drastik të vetëflijimit. I pari ishte 29-vjeçari me iniciale Xh.K, i cili u hodh nga kati i tretë i të njëjtit spital dhe ndërroi jetë në vend.

I riu nga Durrësi, i infektuar me COVID-19 u hodh nga ballkoni në momentin kur infermierja kishte shkuar për t’i bërë injeksionin. 29-vjeçari kishte 4 ditë që merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij vendimi.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme 

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjetan gjetani hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi sanatorium vetehodhet hasan miri gjetan gjetani hidhet 65-vjecari nga sanatoriumi sanatorium vetehodhet hasan miri

Sondazh

Poll