Politike

Kreu i SPAK me 12 prokurorët takojnë shefen e FBI-së shqiptare, “sulm të koordinuar” për tenderat dhe “kokat e krimit

2 Shtator 2020, 09:35 Nga DOSJA
Kreu i SPAK me 12 prokurorët takojnë shefen e FBI-së shqiptare,

TIRANË– 12 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me në krye drejtuesin e tyre Arben Kraja kanë zhvilluar një takim drejtoren e re të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Takimi është zhvilluar paraditen e sotme në prani të përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA në Tiranë, njëkohësisht me prezantimin e saj në detyrë. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjatë takimit dy institucionet e sapongritura të drejtësisë kanë rënë dakord që të intensifikojnë hetimet për tenderat e krimin e organizuar.

Ditën e djeshme, Aida Hajnaj ka marrë në dorë zyrtarisht BKH dhe tashmë pritet të hapë garën për përzgjedhjen e 60 oficerëve të Policisë Gjyqësore që do të asistojnë prokurorët e SPAK në hetimin e korrupsionit në nivele të larta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aida hajnaj arben kraja takon aida hajnajn tirane aida hajnaj arben kraja takon aida hajnajn tirane

Sondazh

Poll