Politike

Opozita parlamentare ndez “motorët” e fushatës/ Valteri publikon logon e partisë së re, deputetja Hyseni nuk ngurron ta

2 Shtator 2020, 05:38 Nga DOSJA
Opozita parlamentare ndez “motorët” e fushatës/ Valteri

TIRANË-Deputeti Halit Valteri ka zbuluar logon e partisë më të re, Lëvizja Demokratike Shqiptare, pjesë e së cilës është edhe vetë. Nëpërmjet një postimi në Facebook deputeti ka publikuar logon e partisë, ku nuk kanë munguar urimet e shumta, mes tyre edhe ajo e deputetes Edlira Hyseni.

“Suksese”, i shkruan deputetja Hyseni për partinë e re Valteri. Nuk dihet ende nëse deputetja Hyseni do të jetë pjesë e kësaj partie.

Në fund të muajit korrik, skenës politike shqiptare iu shtua një parti e re, Lëvizja Demokratike Shqiptare. Kjo parti është krijuar nga grupi i deputetëve opozitarë të dalë nga listat e PD-së. Deri më tani pjesë e kësaj partie janë 11 deputetë dhe kryetar i saj pritet që të jetë Myslym Murrizi. Mesa duket edhe deputetët opozitarë kanë ndezur “motorët” e fushatës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edlira hyseni halit valteri lëvizja demokratike shqiptare. edlira hyseni halit valteri lëvizja demokratike shqiptare.

Sondazh

Poll