Politike

Data e zgjedhjeve dhe LETRA e Yuri Kim, Meta zbut tonet nga Vlora për çështjen e detit me Greqinë: Kujdes me deklaratat!

2 Shtator 2020, 09:12 Nga DOSJA
Data e zgjedhjeve dhe LETRA e Yuri Kim, Meta zbut tonet nga Vlora për

VLORË– Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore me temë “100-vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës”, ku edhe ka adresuar disa nga çështjet më të rëndësishme të aktualitetit politik në Shqipëri. Pas fjalës së tij në konferencë, Meta ka ndaluar jashtë sallës për një prononcim me gazetarët e pranishëm, duke iu përgjigjur pyetjeve për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021 dhe kërkesën e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Kreu i shtetit u shpreh se ende nuk ka një datë për zgjedhjet, ndërsa lidhur me apelin që ambasadorja amerikane Yuri Kim u bëri të gjithë krerëve të partive politike që të mbajnë jashtë listave kandidatët e inkriminuar, ai u shpreh se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndërshme e zgjidhnin problemin me kandidatëve me “probleme”. Nuk mbeti në “hije” as kërkesa e Greqisë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Kësaj here me tone më të buta, kreu i shtetit kërkoi nga palët kujdes me deklaratat. Në deklaratën e tij të fundit, Meta u shpreh se do të kërkonte më shumë informacion lidhur me çështjen, gjë që mesa duket ka shkaktuar edhe zbutjen e tonit. 

FJALA E METËS ME GAZETARËT:

A ka një datë për zgjedhjet?

Nuk mund të themi asgjë. Do të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe do flasim me siguri. Kam kërkuar takim me përfaqësuesit, përfshirë edhe kreun e Komisionit të Integrimit Europian.

Mesazhi i Kim për krerët e partive politike?

Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjehdjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë. Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminale dhe të korruptuar që për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionin e shtetit ligjor.

Çështja e detit me Greqinë?

Sjella ime ka qënë dhe do të jetë shtetëore dhe kushetuese e përgjegjshme. I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm që të mos bëjnë deklarata në dëm të Shqipërisë.

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha do të bëhen bashkë në ceremoninë e organizuar për 100 vjetorin e Luftës së Vlorës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta ne vlore vlore ilir meta ilir meta ne vlore vlore

Sondazh

Poll