Politike

PRAPASKENAT/ Rama i “vë” fshesën Ballukut?! Çfarë paralajmërojnë lëvizjet e 12 “gardianëve” për zgjedhjet e Ps

1 Shtator 2020, 19:32 Nga DOSJA
PRAPASKENAT/ Rama i “vë” fshesën Ballukut?!

ELBASAN– Surprizoi jo pak mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, jo për nga forma, por për nga përmbajtja. U ricaktuan 12 të deleguar politikë, në 12 qarqe politike që kanë për detyrë të mobilizojnë elektoratin socialist. 14 muaj nuk e bindën Edi Ramën dhe grupin e PS, që t’i ribesonte Lezhën Sandër Lleshajt. Përplasjet me Kryebashkiakun Pjerin Ndreu, por edhe vlerësimi i dobët i “këshilltarëve” mediatikë, ia zbehën ministrit të Brendshëm, hovin për të drejtuar një nga zonat më të nxehta zgjedhore të vendit. Aty Rama risolli Lindita Nikollën, ish-ministre në qeverinë Rama 1, që duket se është një “katalizator” më i mirë se Lleshaj.

Surpriza e dytë ishte ndryshimi i beftë i kryesocialistit në Durrës. Fushë-betejën e Vangjush Dakos nuk ia besoi askujt, veç vetes.

Nuk dihet nëse Durrësi do të jetë edhe zona zgjedhore ku kryeministri do të garojë si deputet, por edhe vetë është i dyzuar teksa lëvizjen e ka lënë si të përkohshme.

Por teksa kulisat brenda PS dhe pakënaqësitë e më të vjetërve rriten, kryeministri ka në plan lëvizje të tjera. Burime të afërta me kreun e qeverisë, i thanë Dosja.al se pritet një lëvizje e fundit në kabinetin qeveritar. Bëhet fjalë për Belinda Ballukun. Ministrja e Infrastrukturës, pritet të shkarkohet për t’i dhënë impulse të reja qeverisjes më pak se një vit para zgjedhjeve. Ky është shkaku “zyrtar”, por burime i thanë Dosja.al, se mënjanimi i Ballukut vjen pas disa përplasjeve, që ministrja ka patur me socialistët e Vorës, Fushë-Krujës dhe Rinasit. Përplasja shkoi gjer atje, sa Balluku zëvendësoi nënkryetaren e bashkisë me një drejtues lokal të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të merrte vendime kundër socialistëve.

Të tjera shkarkime dhe ndryshime përfliten në korridoret e PS dhe loja ka nisur. A do të bëjë Rama disa “kurbanë” për mandatin e tretë? Mbetet për tu parë.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama belinda balluku edi rama

Sondazh

Poll