Politike

“Nuk e fsheh dot kënaqësinë, ndihem bukur”/ Rama kujton 100-vjetorin e Luftës së Vlorës, publikon monumentin e babait

2 Shtator 2020, 06:21 Nga DOSJA
“Nuk e fsheh dot kënaqësinë, ndihem bukur”/ Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës. Ai me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë një video, ku shfaqet monumenti i dedikuar Luftës së Vlorës. Kreu i qeverisë shprehet se këtë monument e ka bërë babai i tij, Kristaq Rama dhe se ndihet shumë mirë për këtë fakt.

Postimi i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES  në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorë.

Ky reagim i Edi Ramës vjen pasi sot në qytetin bregdetar do të zhvillohet ceremonia e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës. Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta. Ata do të bëhen bashkë sërsish për herë të dytë, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 100-vjetori i luftes kombetare te vlores edi rama 100-vjetori i luftes kombetare te vlores edi rama

Sondazh

Poll