Politike

“Humbës kronikë”/ Paloka-Ramës: Filloi xhaja të zbulojë armiq, ka filluar të rrjedhë nga pleqëria… me këtë stil

1 Shtator 2020, 17:11 Nga DOSJA
“Humbës kronikë”/ Paloka-Ramës: Filloi xhaja të

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili nga Elbasani e cilësoi Opozitën si humbëse kronike. Përmes një fotoje të publikuara në profilin e tij në Facebook, ku Rama është kapur në një mimikë fytyrë të pazakontë, Paloka, shkruan se kryeministri duket si një xhaje që ka filluar të zbulojë armiq të padukshëm dhe se ata të dukshmit, nuk i bëjnë më përshtypje. 

“Filloi xhaja te zbuloj armiq te brendshem  madje dhe te padukshem… Keto jane shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq te padukshem edhe brenda stanit qe ke zgjedhur vete.  Ka filluar te rrjedhe nga pleqeria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me kete stil demode mund te frymezoje ndokend… vec taulantit dhe shokeve te tij te toyta yaris,“- shkruan Paloka në Facebook, krah fotos. 

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Elbasan përpara grupit të Partisë Socialiste u bëri thirrje anëtarëve të grupit të tij që të mos e konsideronin rival Opozitën, pasi është një humbëse kronike. Sipas Ramës, ata duhet të fokusohen tek armiqtë e padukshëm, të zhgënjyerit dhe brenda PS-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama edi paloka edi rama

Sondazh

Poll