Politike

“Nuk pyet njeri a jemi gjallë a jo”/ Iu prish shtëpia nga tërmeti, Viktor Gjoni nga Fushë Miloti: Jetoj në çadër prej

2 Shtator 2020, 08:09 Nga DOSJA
“Nuk pyet njeri a jemi gjallë a jo”/ Iu prish shtëpia nga

KURBIN– Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vizituar paraditen e sotme në banesën e Viktor Gjonit, banesa e të cilit u rrënua nga tërmeti i 26 nëntorit. Pronari i banesës ka treguar se për dëmet e shtëpisë i kanë dhënë vetëm 5 milionë lekë, të cilat ai nuk diu ky t’i investojë. Në rrëfimin e tij, Gjoni tregon se ka dhe vajzën e sëmurë, të cilës i blen çdo muaj 60 mijë lekë ilaçe pasi vuan nga astma.

PJESË NGA BISEDA:

Viktor Gjoni: Unë jam Viktor Gjoni. Jam 46 vjeç, jetoj në këtë shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Kanë ardhur inxhinierët e kanë klasifikuar DS3, dhe që atë ditë e deri më sot nuk ka pyetur kush as se jam gjallë, as se ha, as se pi, as ku flej, as se ku rri. Unë jam jashtë të gjitha kushteve. As nuk kam ku të lahem, as kam ku të gatuaj as kam ku të ashtu. Bie shi, në shtëpi të vjetër nuk rri dot se bie shiu brenda, gjatë ditës në çadër nuk rrihet sepse është temperaturë e lartë, është temperaturë e lartë. Unë me 5 millionë lekë që kanë klasifikuar këtë banesë, unë me 5 millionë lekë nuk i bëj dot as çatinë. Tani letrat i kanë atje, të marrin masat sepse është duke ardhur dimri. Unë e kam fëmijën e sëmurë, e kam vajzën 15 vjeçe është gati për të kaluar në azmatike. I kam marrë 60 mijë lekë ilaçe dje, ku të flejë e ka nga lagështira që ka pasur që kur ka lindur në shtpinë e vjetër edhe tani edhe 8 muaj në çadër.

Belind Këlliçi: Me çfarë të ardhurash jetoni?

Qytetari: Me 38 mijë lekë ndihmë ekonomike.

Belind Këlliçi: Vetë i tretë?

Qytetari: Po. Deri nja 2 muaj kam pas mbledhur ndonjë kanaçe, ndonjë hekur, ndonjë gjë kështu. Kam nja 2 muaj jam rrëzuar kam thyer kockën e…

Belind Këlliçi: Klavikulën..

Qytetari: Klavikulën edhe më ka dalë krahu jashtë funksionit, s’jam për punë më unë. Kjo s’punon, unë me njërën dorë çfarë pune të bëj. Tani ka ardhur puna në dorë të Zotit se shtet nuk ka.

Prej ditësh, eksponentë të Partisë Demokratike kanë nisur inspektimet nga shtëpitë e rrënuara nga tërmeti i 26 nëntorit, duke akuzuar qeverinë se nuk e ka mbajtur premtimin për dëmshpërblimin e tyre. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike banesat e rrenuara nga termeti belind kelliçi fushe milot viktor gjoni banesat e rrenuara nga termeti belind kelliçi fushe milot viktor gjoni

Sondazh

Poll