Politike

Bardhi analizon emër për emër drejtuesit e PS në qarqe: Rama kërkon të vjedhë shqipërinë për të tretën herë

1 Shtator 2020, 19:00 Nga DOSJA
Bardhi analizon emër për emër drejtuesit e PS në qarqe: Rama

TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndryshimeve të strukturave drejtuese në qarqe të Partisë Socialiste. Në një postim në mediat sociale, Bardhi shkruan se Rama ka emëruar në qarqe një tufë hajdutësh dhe kërkon të vjedhë Shqipërinë për të të tretën herë.

Numri dy i PD shkruan se në Shkodër është vendosur kryehajduti i shëndetetësë, në Tiranë Elisa Spiropali që sipas tij është simboli i korrupsionit në dogana dhe Veliaj i lavatriçës së pastrimit të parave. Po ashtu ai shton se në Vlorë është konfirmuar Damian Gjiknuri i dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km.

Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë. Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur. Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët. Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.

Në Lezhë, Linditën e arsimit që s’di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin. Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.

Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet. Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara, Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë.

Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin. Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë. Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit vjen pas takimit të zhvilluar nga PS në Elbasan. Në këtë takim, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë disa ndryshime për drejtimet e qarqeve në vend dhe ka kërkuar nga deputetët të punojnë pasi nuk e kanë vendit të sigurt në lista. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drejtuesit e ps ne qarqe gazment bardhi takimi i socialisteve 1 shtator 2020 drejtuesit e ps ne qarqe gazment bardhi takimi i socialisteve 1 shtator 2020

Sondazh

Poll