Politike

Rama foli për armiq të brendshëm, Shehi: Tallje dhe propagandë, në PS ka të korruptuar dhe të degjeneruar

1 Shtator 2020, 19:39 Nga DOSJA
Rama foli për armiq të brendshëm, Shehi: Tallje dhe

TIRANË- Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka koemtuar sot deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mandatin e tretë qeverisës dhe për armiqtë brenda PS-së. Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News 24, Shehi shprehet se deklaratat e Ramës janë pjesë e propagandës  në fillim të fushatës.

Më tej ai tha se është hera e parë që një parti nuk prodhon asnjë desident, duke shtuar se kjo tregon që deklaratat e Ramës për armiqtë janë tallje e madhe.

Kjo është pjesë e propagandës, e fillimit të fushatës. I vetmi kundërshtar që ka Rama është kjo opozitë. Kaq e fortë ka qenë dhuna dhe kaq të pazotë, të korruptuar e të degjeneruar ka qenë PS brenda, saqë nuk ka prodhuar desidentë. Çdo kohë ka prodhuar desidentë të vetët, PD ka krijuar, unë jam njëri prej tyre, PS e Fatos Nanos kishte, e vetmja periudhë kur nuk ka brenda mazhorancës është kjo.

Nuk është desident Bushati dhe më vjen keq për të, se mendoja se do të bëhej politikan, por mbeti nëpunës. PS përfundoi te dhuna e Ramës. Nuk shoh që brenda PS ka një grup desidentësh, nuk po them kundërshtarësh. Kështu që kjo që thotë Rama është tallje e madhe. Ne si opozitë s’kemi nevojë të dëgjojmë çfarë thotë Rama, duhet të bëjmë punën tonë mirë deri në fund”, tha Shehi.

Reagimi i Shehit vjen pas takimit të zhvilluar nga PS në Elbasan. Në këtë takim, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë disa ndryshime për drejtimet e qarqeve në vend dhe ka kërkuar nga deputetët të punojnë pasi nuk e kanë vendit të sigurt në lista. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi edi rama takimi i socialisteve 1 shtator 2020 dashamir shehi edi rama takimi i socialisteve 1 shtator 2020

Sondazh

Poll