Politike

PS u mblodh tek ‘Rozafa’ në Elbasan, PD: Fabrika e peshkut do vazhdoj ndotjen dhe banorët do vdesin për sa kohë organizo

1 Shtator 2020, 18:27 Nga DOSJA
PS u mblodh tek ‘Rozafa’ në Elbasan, PD: Fabrika e peshkut do

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Endri Hasa ka reaguar pas takimit të Partisë Socialiste në Elbasan. Në një postim në mediat sociale, Hasa shkruan se biznest në të cilin u mblodhën sot socialistët ka ndotur Elbasanin, me anë të fabrikës së peshkut.

Në një shënim në Facebook, Hasa i kërkon Ramës që të mos flasë më në emër të popullit, pasi sipas tij halli i Kryeministrit është vetëm të rrjep popullin.

“Ne Lushnje gjobitet fabrika e peshkut sepse ka ndotur ambientin ndërsa ne Elbasan banorët le të vdesin se fabrika e peshkut Rozafa mund të ndotë pa limit për sa kohë organizon takimet e kryehajdutit dhe hajdutëve të tij.

Edi Rama mos flit për popullin dhe në emër të popullit se për njerëzit sju bie në mënd sepse halli i vetëm i juaji është si të vazhdoni ta rripni këtë vënd. I vetmi shpëtim për shqiptarët është kur ti dhe banda jote do të largoheni njëherë e për gjithmonë”, shkruan Hasa.

Reagimi i Hasës vjen pasi Partia Socialiste vendosi që të mblidhej sot tek fabrika e peshkut Rozafa, e cila është në luftë me banorët e Labinotit, pasi ata akuzojnë pronarin Gjergj Luca për grabitje të pronave dhe ndotje të lumit shkumbin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama endri hasa fabrika e peshkut rozafa takimi i socialisteve 1 shtator 2020 edi rama endri hasa fabrika e peshkut rozafa takimi i socialisteve 1 shtator 2020

Sondazh

Poll