Politike

Rama i pakënaqur me deputetët: S’është dita për të folur me emra, askush nuk e ka vendin të garantuar në skuadrën e z

1 Shtator 2020, 16:31 Nga DOSJA
Rama i pakënaqur me deputetët: S’është dita për

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama para deputetëve në mbledhjen e zhvilluar sot me Grupin Parlamentar në Elbasan. Në fjalën e tij, Rama është treguar i pakënaqur me të tijët dhe ka kërkuar që të punojnë me të gjitha energjitë deri në zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk e kanë të sigurt vendin në listën e 2021-shit. 

Numri një i PS është shprehur se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë të diel ata do merrnim më pak vota, pasi qytetarët janë ende të lëkundur sepse kërkojnë shumë më shumë nga të gjithë. 

FJALA E RAMËS

Njerëzve duhet tua qani hallin edhe kur nuk ua zgjidhni dot. Çfarë mund të kërkoni më shumë nga njerëzit? Ju duhet që t’i kërkoni llogari vetes. Unë jo thjesht se jam njëri prej jush, por ju njoh shumë mirë dhe e di se nuk e meritoni paragjykimin e deputetit, duke u nisur nga raste shumë specifike apo nga rrethana të caktuar, por kush dhe si duhet ta godas këtë steriotip, jemi vetë ne. Për të goditur këtë duhet forca e shembullit, sot nuk është dita për të folur me emra, por ne i kemi këta shembuj. Por nuk majftojnë dhe kjo nuk mjafton, pasi deputeti duhet të japë shembullin e tij në çdo kohë.

Unë nuk dyshoj se nëse do votohej këtë të diel, se ne do i fitonim zgjedhjet. Këtë të diel ne do merrnim më pak vota seç meritojmë për punët që kemi bërë, por ata do merrnin dhe me pak vota seç kanë marrë. Por pse do merrnim ne më pak vota, sepse populli kërkon shumë më shumë nga ne. Por dhe unë kërkoj më shumë më shumë nga vetja dhe nga ju, imagjinoni se sa shumë kërkon populli. Ne kemi mjaftueshëm kohë për të treguar se ne vlejmë më shumë, për të gjithë ata që nuk janë shumë t ngrohur në zemër dhe të lëkundur në mendje. Po ashtu do shihet se sa vlen secili prej nesh, nga i pari tek i fundit dhe për të tjerë që do jenë pjesë e jona. Kemi kohë për të ripërtërirë skuadrën fituese, për të filluar të gjithë nga zero dhe për të shkuar në zgjedhje. Troç fare, deputet jemi në sallën e Kuvendit dhe në terren jemi të gjithë kanditat për deputet.

Secili prej jush ta dëgjojë mirë, të gjithë ata që duan të jenë në formacion jo vetëm duhet të japë atë çfarë ka, por atë çfarë duhet. Nëse nuk e jep atë që duhet nuk do jetë pjesë në garën e ardhshme. Nuk duhet ta quani ndeshjen e fituar pa u zhvilluar.

Kjo deklaratë e Ramës është bërë pas mbledhjes që ka zhvilluar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Elbasan. Takimi i sotëm është zhvilluar për caktimin e detyrave për sezonin e ri politik. Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime për drejtuesit politik në qarqe dhe u ka bërë të qartë deputetëve se nuk e kanë vendin të garantuar për listën e zgjedhjeve të ardhshme dhe nëse duan të jenë pjesë e skuadrës, duhet të punojnë shumë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fushata e ps takimi i socialisteve 1 shtator 2020 edi rama fushata e ps takimi i socialisteve 1 shtator 2020

Sondazh

Poll