Politike

Rama lë ‘jashtë loje’ opozitën: Nuk duhet të shohim nga ata, humbës kronikë që nuk na stimulojnë të përmirësohemi

1 Shtator 2020, 16:25 Nga DOSJA
Rama lë ‘jashtë loje’ opozitën: Nuk duhet të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lënë tërësisht jashtë loje Opozitën si kundërshtar politik. Teksa mbajti fjalën e tij përpara grupit të Partisë Socialiste, pas mbledhjes që zgjati 90 minuta, Rama i cilësoi humbës kronikë Opozitarët dhe u shpreh se nuk ka ndërmend të thotë asnjë fjalë për ta. 

“Kur jam pajtuar me hapjen e listave kam pasur bindjen se sistemi nuk na e mundëson prodhimin e energjisë së jashtëzakonshme për ta çuar Shqipërinë më tej. Sot duhet të pyesim të gjithë familjen politike. Duhet shumë punë, brenda familjes nga e gjithë familja. Kemi një sistem digjital dhe e kam fjalën për vlerësim online. Ne do të punojmë, dhe vlerësimi do të jetë dinamik, ashtu si performance e çdonjërit nga ne. Ne jemi një parti e hapur dhe nuk i kemi marrë dy mandate deri më tani, thjesht me votat e anëtarësisë, por me dhjetëfishin e saj. Kush na zgjedh në fund, ka të drejtën të shprehë nëse do që të jetë pjesë e listës. Për këtë ne garantojmë seriozitet. Dhe për këtë gjë mund të përdorim platformën digjitale. S’ka më mirë se sa të kemi një spektër për skuadrën që do të sigurojë një mandate të tretë. Unë nuk do të them asnjë fjalë për kundërshtarët e dukshëm. Sa më shumë të shohim tek ata aq më pak japim nga vetja. Ata janë humbës kronikë, që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Në këtë sens, ata janë një fatkeqësi, jo thjesht për veten por edhe për ne. sepse nuk na stimulojnë të përmirësohemi, më shumë, më shpejt dhe nuk stimulojnë as opinion publik,”- u shpreh kryeministri ndër të tjera.

Kjo deklaratë e Ramës është bërë pas mbledhjes që ka zhvilluar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Elbasan. Takimi i sotëm është zhvilluar për caktimin e detyrave për sezonin e ri politik. Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime për drejtuesit politik në qarqe dhe u ka bërë të qartë deputetëve se nuk e kanë vendin të garantuar për listën e zgjedhjeve të ardhshme dhe nëse duan të jenë pjesë e skuadrës, duhet të punojnë shumë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takimi i socialisteve 1 shtator 2020 edi rama takimi i socialisteve 1 shtator 2020

Sondazh

Poll