Politike

Tokë dhe apartamente në bregdet/ Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e ish-deputetit Ndoka

11 Prill 2019, 16:58 Nga DOSJA
Tokë dhe apartamente në bregdet/ Krimet e Rënda sekuestrojnë

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë pasurinë e ish-deputetit socialist Arben Ndoka. 

Ish-deputetit të Lezhës do t’i sekuestrohet një sipërfaqe prej 300 mijë m2 tokë në bregdet dhe disa apartamente me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasuritë, vlera e të cilave mendohet se arrin deri në 40 milionë euro është e regjistruar në emër të ish-deputetit, vëllezërve dhe të të afërmve të tij. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Mësohet se pasuria e ish-deputetit është vënë nën sekuestro në mënyrë që ai apo familjarë të tij të mos bëjnë asnjë shitje apo transaksion me pronat. Ndërkohë ato do t’i rikthehen shtetit.

Kujtojmë që dy vëllezërit Ndoka, Arbeni dhe Xhevahir dhe motra e tyre janë vënë në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar “Volvo 4” në mbrëmjen e 21 tetorit. Emrat e të vëllezërvë dolën nga përgjimet e bandës së Shijakut me banda të tjera në Shqipëri. 

Ish-deputeti Arben Ndoka akuzohet për falsifikimi të dokumenteve, vulave, stampave ose i formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës. Të njëjtën natë me të u arrestua edhe deputeti tjetër i PS-së, Arben Çuko. Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. 

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Gjatë “VOL-VO 4” në të gjithë Shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në pranga brenda një dite ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë.

Aktualisht ndaj të dy deputetëve Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri në seancën e radhës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ndoka lezhe rana e hedhun sekuestrohet pasuria e arben ndokes arben ndoka lezhe rana e hedhun sekuestrohet pasuria e arben ndokes

Sondazh

Poll