Politike

U betua si deputet, Korab Lita: Jam takuar me Bashën, i kam shprehur aspiratat për drejtimin e Bashkisë

11 Prill 2019, 15:02 Nga DOSJA
U betua si deputet, Korab Lita: Jam takuar me Bashën, i kam shprehur

TIRANË– Deputeti i PD-së, Korab Lita i ftuar në emisionin ’45 minuta’ të drejtuar nga gazetari Denis Minga ka folur lidhur me arsyet se përse e ka pranuar mandatin.

Në fjalën e tij në studio Lita u shpreh se ia kishte bërë të qarta mendimet kryedemokratit Basha duke i shprehur edhe ambicien për drejtimin e Bashkisë Kamëz.

“Kam patur një takim me zotin Basha dhe i kam bërë të qarta mendimet e mia, jo vetëm për hyrjen në Parlament, por edhe për kandidimin për zgjedhjet e ardhme vendore. I kam thënë për bashkimin e partisë me Bashkinë. Janë të papranueshme, se partia është parti dhe bashkia është institucion publik. Këto gjëra kanë ndodhur në Kamëz. Kam patur aspirate për drejtimin e Bashkisë. Kam drejtuar për dy mandate partinë, nga ’98 në 2008,”-u shpreh Liti. 

Ndërkohë, gjatë bisedës në studio, deputeti Korab Lita ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, ku theksoi se me Berishën ka një miqësi prej 22 vitesh dhe vazhdon ta ketë ende shumë mik.

vijon…

(k.m./dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites korab lita djegia e mandateve te opozites korab lita

Sondazh

Poll