Politike

Kuvendi/ Opozita shtohet me 3 deputetë, grabitja në Rinas “zbarkon” në Kuvend

11 Prill 2019, 06:50 Nga DOSJA
Kuvendi/ Opozita shtohet me 3 deputetë, grabitja në Rinas

TIRANE– Rikthehet Kuvendi. Në seancën e sotme, janë betuar tre deputetët e rinj: Arlind Çarçani, Halil Jakimi dhe Korab Liti, të cilët u mandatuan nga KQZ dy ditë më parë. Në një intevistë për Dosja.al, Çarçani ka rrëfyer arsyet përse e pranoi mandatin. Me tre emrat e rinj ‘opozita e re’ shkon në 23 deputetë. Andi Përmeti dhe Eugen Bojaxhi kanaë dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit Në parlament ka folur edhe kryeministri Edi Rama. Rama tha se qeveria shqiptare i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave me BE. Kryeministri fajësoi sërish opozitën se po pengon integrimin. Tema kryesore e debatit në parlament, është grabitja e Rinasit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ngjarje të tilla ndodhin në shumë vende të botës por nuk shihen si “turp kombëtar”. Numri dy i PS-së Balla zbuloi se policia vrau Admir Muratajn dhe plagosi një tjetër nga anëtarët e grupit. Rudina Hajdari kritikoi qeverinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Debate ka pasur mes kryeparlamentarit Ruçi dhe deputetit Gjoni. Gjoni kërkoi fjalën por nuk u lejuar nga Ruçi. Pas këmbënguljes Gjoni foli vetëm shumë pak dhe kritikoi Lleshajn në grabitjen në Rinas. Teksa brenda zhvilloheshin punimet, të rinjtë e FRPD kanë zhvilluar një protestë simbolike para godinës. Për të garantuar sigurinë Policia rrethoi Kuvendin. Basha e Kryemadhi po organizojnë protestën e radhës, të shtunës sërish para Kuvendit.

Zhvillimet orë pas ore nga Kuvendi:

Ora 14:07- Hajdari kritikon qeverinë për luftën ndaj krimit: Rasti më flagrant është ai Klement Balilit

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka kritikuar sot qeverinë Rama në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ora 13:55- Kuvendi i ‘zhytur’ në Rinas, të rinjtë e FRPD: Hani, pini dhe rrëmbeni! Të pabrekë (Foto)

Në kohën kur në parlament ka kryesuar debati për grabitjen në Rinas, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar jashtë godinës.Me pankarta dhe simbolikë në pjesëmarrje, të rinjtë e FRPD kanë paralajmëruar se protesta e 13 prillit do të jetë masive dhe do të kulmojë mbrëmjen e të shtunës.

[sgallery url=”https://dosja.al/kuvendi-i-zhytur-ne-rinas-te-rinjte-e-frpd-hani-pini-dhe-rrembeni-te-pabreke-foto/”]

Ora 12:16 Balla: FNSH vrau Admir Muratin, dhe plagosi edhe një tjetër nga grabitësit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbuluar sot nga foltorja e Kuvendit, se Policia e Shtetit ka plagosur edhe një nga grabitësit e arratisur, nga vjedhja në Rinas.

Ora 12:15 “Mbyllja mikrofonin”, sherr me Ralf Gjonit dhe Ruçit në parlament, kreu i kuvendit bën premtimin

Një debat ka pasur sot mes deputetit të ri, Ralf Gjonit dhe kreut të Kuvendit Gramaz Ruçit në seancën plenare.  Në një moment Gjoni ka kërkuar fjalën për të replikuar por nuk është lejuar nga Ruçi. Më pas Gjoni ka kërkuar që të ndryshohet rregulloja për replikat dhe këtë ia premtoi Ruçi se do të bëhet shumë shpejt.  Pas këmbënguljes Gjoni foli vetëm shumë pak dhe kritikoi Lleshajn në grabitjen në Rinas.

Ora 11: 54 Grabitja në Rinas, Lleshaj: Nuk ishte turp, por incident. S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Lleshaj ka replikuar dhe me deputetin e LSI-së, Ralf Gjoni, i cili i kërkoi dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë të vjedhjes së aeroportit të Rinasit. Më tej ai tha se ngjarje të tilla kanë ndodhur kudo, duke përmendur sulmin terrorist në SHBA në 11 shtator 2001

Ora 11:17-Hapja e negociatave, Rama gjen ‘fajtorin’: Opozita pengon integrimin, ushqen forcat kundër zgjerimit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me çështjen e hapjeve të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Rama fajësoi opozitën se është bërë palë me forca që janë kundër zgjerimit të Bashkimit Europian.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputët arlind çarçani halil jakimi protesta e opozites seanca plenare 11 prill 2019 deputët arlind çarçani halil jakimi protesta e opozites seanca plenare 11 prill 2019

Sondazh

Poll