Politike

Seanca plenare/ Deputeti i ri pas betimit sulmon qeverinë: Vendosa të luftoj nga brenda

11 Prill 2019, 13:40 Nga DOSJA
Seanca plenare/ Deputeti i ri pas betimit sulmon qeverinë: Vendosa të

TIRANË- Deputeti i ri i opozitës, Korab Lita, i cili pranoi që të merrte mandatin nga listat e Partisë Demokratike, pas betimit ka mbajtur fjalën e parë në Seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai tha se ashtu si demokratët që protestojnë jashtë, edhe ai kërkon largimin e qeverisë, por duke e luftuar nga brenda.

Në fjalën e tij, deputeti i ri u shpreh se do të bashkojë votën me maxhorancën, nëse ndryshojnë ligjin zgjedhor.

Ju keni shumicën falë votave të blera dhe të marra me presion. Mund të qeshni se këto fjalë nuk kanë asgjë të re. Unë do të mundohem të sjell prova si dje ku i keni vjedhur votat. Pas cdo proteste mbushni qelitë me njerëz të pafajshëm. Shqipëria ka një sistem që legjitimon sistemin e njëshit. Ky sistem për fat të keq është miratuar me marrëveshjen e dy palëve. Unë deri dje isha në protestë, mund të isha sërish atje, po vendosa që luftën ta bëj nga parlamenti. Pas konsultimit me të gjithë njerëzit e mi në Kamëz vendosa që të jem në parlament. Ata që protestojnë jashtë janë miqtë e mi dhe duan që qeveria të largohet sa më shpejt. Sot ka mijëra socialistë që dëshirojnë largimin tuaj. Ju duhet të ndryshoni ligjin zgjedhor. Unë deklaroj se do të bashkoj votën me ju nëse do të ndryshoni ligjin zgjedhor. Do i hapej rruga përfshirjes në jetën publike të personave me integritet të lartë. Do të bashkoj votën me ju nëse ndryshoni sjelljen me votën. Kuvendi duhet të miratojë ligjin zgjedhor dhe më pas Kuvendi të shpërndahet”  tha ai.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike korab lita protesta e opozites seanca plenare 11 prill 2019 korab lita protesta e opozites seanca plenare 11 prill 2019

Sondazh

Poll