Politike

Ministria e Brendshme pranon dështimin: U cënua siguria kombëtare

11 Prill 2019, 14:52 Nga DOSJA
Ministria e Brendshme pranon dështimin: U cënua siguria kombëtare

TIRANË- Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka folur për grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro, dy ditë më parë.

I ftuar në emisionin “Top Talk” Lamallari pranoi se grabitja e bujshme në Rinas është “cënim i sigurisë kombëtare”.

“U cënua siguria kombëtare, u cënua siguria në një nyje nevralgjike të vendit tonë, siç është aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri. Duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo”, deklaroi Lamallari.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes është shprehur më parë se ky rast nuk përbën cënim të sigurisë kombëtare.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur 2 ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besfort lamallari grabitja ne rinas besfort lamallari grabitja ne rinas

Sondazh

Poll