Politike

Grabitja në Rinas/ Basha ngre dyshime: Paratë mund të jenë vjedhur për llogari të qeverisë

11 Prill 2019, 13:15 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Basha ngre dyshime: Paratë mund të jenë

TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha, ka deklaruar se grabitjet me armë dhe vrasjet e biznesmenëve nga bandat kriminale kanë filluar me ardhjen në pushtet të kryeministrit Rama.

Në një deklaratë për mediet ditën e sotme, Basha tha se përgjegjës për sigurinë në Rinas është shteti shqiptar dhe jo kompanitë private. Sipas Bashës, referuar kësaj ngjarje, shteti ka rënë.

48 orë pas tronditjes së Shqipërisë dhe të mbarë botës nga grabitja e armatosur në Rinas, pyetjet janë shtuar dhe përgjigjet mungojnë. Rama po mundohet që dështimin e policisë dhe qeverisë dhe rënien e shtetit para krimit t’ia faturojë një kompanie private. Si për çdo gjë tjetër fajin e ka të tjerët. Ai as që e vret mendjen. Mendja e tij është si të vjedhë dhe grabisë Shqipërinë me oligarkët. Ngjarja e Rinasit jo e shkëputur dhe as e vetmja. Pjesë e zhvillimeve në gjithë Shqipërinë, pjesë e rrëmbimeve në Vlorë, grabitjet me armë të bizneseve, postave, vrasjet dhe rrëmbimet e bankierëve kanë filluar me instalimin e Edi Ramës në pushtet”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati Basha tha se ngjarja e rëndë e Rinasit mund dhe duhet të ishte parandaluar, ndërsa pohoi se vrasja dhe rrembimi i biznesmenëve dhe bankierëve ka nisur me ardhjen e Ramës në pushtet.

Vrasjet dhe rrëmbimet e biznesmenëve dhe bankierëve kanë filluar me ardhjen e Ramës në pushtet. Në Shqipëri ligjin e bën krimi. Përgjegjës për sigurinë në Rinas  dhe kudo është qeveria dhe shteti shqiptar dhe jo kompania. Në bordin e Autoriteti Civil është vetë ministri i Brendshëm, por ministri nuk ka qëllim që të mbrojë vendin dhe qytetarët nga kriminelët. Vetë Edi Rama ka pranuar publikisht se bandat luftojnë brenda qyteteve. Zonja dhe zotërinj në 48 orë pas ngjarjes kanë dalë fakte tronditëse në skenë. Ngjarja duhet të ishte parandaluar. Sandër Lleshaj në deklaratë i bëri bisht një fakti të rëndësishëm, nuk iu dha përgjigje. Admir Murataj asnjëherë nuk u kap dhe pse  ishte në kërkim dhe kreu katër grabitje brenda tre vitesh”, shtoi Basha.

Lideri demokrat përmendi emra të lidhjeve qeveritare me krimin dhe tha se grabitja, sipas tij, është bërë me mbështetje qeveritare.

“Kompania ka dështuar të sigurojë sigurinë, figuron të jetë në bashkëpronësi me Eno Bushin, avokat i George Rifomatos, piloti italian i rrëzuar me drogë. Bashkëshortja e tij Joana Bushi është drejtoreshë e Trafikut Ajror dhe para kësaj ka qenë drejtoreshë e Belinda Ballukut”, deklaroi kreu i PD-së.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur 2 ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas lulzim basha grabitja ne rinas lulzim basha

Sondazh

Poll