Politike

Sot bëri betimin/ Korab Lita flet për marrëdhëniet me Berishën: Kemi miqësi prej 22 vitesh

11 Prill 2019, 16:13 Nga DOSJA
Sot bëri betimin/ Korab Lita flet për marrëdhëniet me

TIRANË- Deputeti i PD-së, Korab Lita i ftuar në emisionin ’45 minuta’ të drejtuar nga gazetari Denis Minga ka folur për marrdhëniet me ish kryeministrin Sali Berisha, ku u shpreh se me Berishën ka një miqësi prej 22 vitesh dhe vazhdon ta ketë ende shumë mik.

Kam 22 vite që kam marrëdhënie me Berishën. Jam rritur politikisht me të Vazhdoj ta kem një mik të mirë. Për rastin konkret nuk i kam marrë vendim. Jam anëtar i PD-së, nëse PD thotë që nuk jam, unë do të jap kontribut sa të jem gjallë”.

Ndërsa i pyetur në lidhje me deklaratën e Berishës për kreun e PD-së, Lulzim Basha, deputeti Lita tha se nuk mund të dëshifrojë mesazhet e ish kryeministrit Berisha, teksa ka shtuar se Basha është gjeneral , por nuk është priovuar në luftë.

Një gjeneral që vjen nga lufta duhet dëgjuar. Edhe Basha është gjeneral por nuk është provuar në luftë. Unë jam shumë i vogël për të deshifuar mesazhet e Berishës”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike korab lita lulzim basha sali berisha korab lita lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll