Politike

Murrizi: Në Europë s’hyhet duke i shkelur syrin njëri-tjetrit dhe të shahemi sa për sy e faqe

11 Prill 2019, 13:45 Nga DOSJA
Murrizi: Në Europë s’hyhet duke i shkelur syrin

TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi në fjalën që ka mbajtur sot në Kuvend ka kritikuar të dyja palët, në qeverisje PD dhe PS se nuk e çojnë dot përpara vendin. I ndalur tek hapja e negociatave, Murrizi tha se të dyja palët në qeverisje, PD dhe PS nuk e duan Bashkimin Europian.

Pjesë nga fjala e Myslim Murrizit:

400 mijë shqiptarë janë arratisur dhe janë larguar nga Shqipëria falë marrëveshjes së 1 Prillit që solli varfërinë e shqiptarëve.
Erdhi viti 2017-të në Shkurt të këtij viti i futëm edhe ne një çadër duke imituar Rilindjen që krijuat ju në 2009-tën ku hapët çadër në mes të bulevardit për hapjen e kutive me Republikën e Re që do krijonim ne.
Më pas kur na tërhoqën veshin u ulëm në mes të natës e bëtë një marrveshje që se di kush.
Republika e Re u fut sakate në zgjedhjet e 2017-tës. Në Europë nuk hyhet me hile por me drejtësi.
Në Europë nuk hyhet duke i shkelur syrin njëri-tjetrit dhe të shahemi për sy e faqe.
Në Europë nuk hyhet kur qytetarët nuk zgjedhin drejtpërdrëjt përfaqsuesit e tyre por të zgjedhurit e partive.Shqiptarët e duan Europën për një jetë më të mirë, por qeveritarët nuk e duan atë se e kanë kapërcyer luksin e Europës.

Murrizi është një nga deputetët e opozitës që nuk pranoi t’i bashkoi opozitës në qendrimin e saj për të mos djegur mandatet. Opozita dogji mandatet në muajin shkurt dhe kërkon rrëzimin e qeverisë Rama 1 dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore.

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites myslim murrizi seanca plenare 11 prill djegia e mandateve te opozites myslim murrizi seanca plenare 11 prill

Sondazh

Poll