Politike

U betua si deputet, flet Arlind Çaçani: Vazhdoj të jem kreu i FRPD-së në Kolonjë, s’kam ndërruar parti

11 Prill 2019, 13:54 Nga DOSJA
U betua si deputet, flet Arlind Çaçani: Vazhdoj të jem kreu i

TIRANË– Arlind Çaçani një nga deputetët që u betua sot në parlament për Dosja.al ka shpjeguar arsyet e pranimit të mandatit. Ai është shprehur se pranimi i mandatit është një vendim i marrë nga ai por edhe i ndikuar nga demokratët e Kolonjës.

Çaçani ka theksuar do të vazhdojë të jetë kreu i FRPD-së në Kolonjë pasi shpjegon se ende është demokrat dhe se nuk ka ndërruar parti.

Përsa i përket aksionit politik të Lulzim Bashës ai u shpreh se kreu i PD-së duhet të vazhdojë me protestat por njëkohësisht të ulet dhe të gjejë një zgjidhje politike.

Marrja e mandatit është vendim i imi, por i ndikuar edhe nga demokratët në Kolonjë. Unë do vazhoj të jem akoma kreu i Forumit Rindor në Kolonjë sepse jam demokrat dhe nuk kam ndëruar parti, pavarsisht mendimit ndryshe që kam. Ne kemi një kauzë të përbashkët, ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por ne sigurisht që jemi opozitë dhe do bëjmë opozitë. Sa i përket kreut të PD-së Lulzim Bashës, une mendoj se ai duhet të vazhdojë me protestat por njëkohësisht të ulet dhe të gjejë një zgjidhje politike.

Çaçani ishte në listat e PD-së të 2017 në qakun e Korçës. Pas pranimit të mandatit nga ana e tij, numri i deputetëve të ‘opozitës së re’ në Kuvend shkon në 23.

(J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arlind çarçani arlind carcani pranon mandatin betohet arlind carcani djegia e mandateve te opozites opozita e re arlind çarçani arlind carcani pranon mandatin betohet arlind carcani djegia e mandateve te opozites opozita e re

Sondazh

Poll