Politike

Spiropali: Qeveria prioritet futjen e Shqipërisë në BE, Basha këndon refrenin e krimit  

11 Prill 2019, 12:34 Nga DOSJA
Spiropali: Qeveria prioritet futjen e Shqipërisë në BE, Basha

TIRANË– Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, mori ditën e sotme fjalën në kuvend.

Teksa foli për synimet e qeverisë për ta çuar Shqipërinë drejt Europës, Elisa u shpreh se kryeopozitari sa herë që kthehet nga ‘pushimet’ kërkon të marrë peng Kuvendin me referinin e krimit.

Nuk ka qenë e lehtë marrëdhënia jonë me Europën për shkak të regjimit komunist dhe pasojave që ai la në regjimin tonë. Raporti ynë me Europën nuk është një process burokratik, por historik dhe i patjetërsueshëm.

Pa Europën nuk mund të kthehemi në njëvedn kulturor, prandaj duam të shkojmë drejt Europës me kaq pasion.

Opozita ka nxitur dhe minuar hyrjen e Shqipërisë për në Europë. Në gojën e Opozitës ka qenë vetëm fjala krimi krimi, droga, Shqipëria është Kolumbia.

Gjithçka filloi me ngritjen e çadrës. Basha u kthye pas pushimeve dhe gjumit të tij me një problem madhor në lidership në partinë e tij. Ai u përpoq të merrte peng Kuvendin, siç bën gjithmonë pasi zgjohet, me refrenin e tij ‘krimi, krimi, droga, droga’,”– u shpreh Spiropali ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali ne kuvend kuvendi seanca plenare 11 prill 2019 elisa spiropali elisa spiropali ne kuvend kuvendi seanca plenare 11 prill 2019

Sondazh

Poll