Politike

Shkelja/ Ilir Meta s’duhet t’i kërkonte informacion shefit të Shtabit por kryeministrit dhe ministrit

11 Prill 2019, 12:37 Nga DOSJA
Shkelja/ Ilir Meta s’duhet t’i kërkonte informacion shefit

Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandatit te Pergjithshem te FA i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” pas ngjarjes së 9 prillit ku si pasojë e mospërmbushjes së kushteve te sigurisë nga koncesionari kinez, u vodhën mbi 10 milionë euro.

Por, Presidenti Meta në këtë rast ka kaluar mbi ligjin për ndarjen e pushteteve, pasi, ai duhet t’i kërkonte informacion Ministrit të Mbrojtes dhe Kryeministrit nëse donte të kishte dijeni, por jo Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Por ç’thotë ligji për ndarjen e pushteteve?

LIGJI Nr. 64/2014 – PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ne nenin 9 pika 2 (shih FAKSIMILEN ME POSHTE) te ligjit per ndarjen e pushteteve shkruhet qarte se ‘Presidenti ne kohe paqeje e ushtron drejtimin e FA nepermjet Kryeministrit dhe Ministrit te Mbrojtes , ndersa ne kohe lufte, e ushtron drejtimin nepermjet Komandatit te FA’.

Pra, ligji nuk lë asnjë vend për debat, pasi Shqipëria sot është në kohë paqeje dhe Presidenti nuk ka asnjë tagër të kërkojë informacion nga shefi i shtabit të FA.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grabitja ne rinas ilir meta ushtria ne rinas grabitja ne rinas ilir meta ushtria ne rinas

Sondazh

Poll