Politike

PD kërkon shkarkimin e Albert Dervishajt: Ka punuar për 10 vite me sigurimin e shtetit

28 Gusht 2020, 15:01 Nga DOSJA
PD kërkon shkarkimin e Albert Dervishajt: Ka punuar për 10 vite me

TIRANË -Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar shkarkimin e zv.drejtorit të Policisë së Shtetit të emëruar pak ditë më parë, Albert Dervishaj. Sipas Alibeajt, rezulton se Dervishaj ka bashkëpunuar me sigurimin e shtetit për 10 vite.

Ish-deputeti shton, se rasti i Dervishajt është i dyti brenda pak ditësh, pasi disa ditë më parë, Vettingu në polici mbylli sytë përballë fakteve për zv.drejtorin aktual, Gjovalin Loka, i cili rezultoi zyrtarisht i dokumentuar si anëtar i sigurimit të shtetit.

Ndër të tjera Alibeaj u shpreh, se ligji i vetting-ut e përcakton qartë se anëtarësia në radhët e sigurimit është kusht për largimin nga Policia e Shtetit.

“Zv drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, rezulton të jetë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Ai ka bashkëpunuar me sigurimin e shtetit për 10 vite, është rekrutuar më 24 gusht 1981. Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkpëunim nga punonjësi operativ, Qirjako Prifti. 

Rasti i dervishajt është i dyti në brenda pak ditësh. Disa ditë më parë organet e vetingut manipuluan faktet, mbyllën sytë sipas të cilit zv.drejtori aktual Gjovalin Loka, rezultoi zyrtarisht i dokumentuar si anëtar i sigurimit të shtetit dhe në shkelje të ligjit u konfirmua në detyrë. Ligji i vetting-ut e përcakton se anëtarësia në radhët e sigurimit është kushti që duhet të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit. 

Është tronditës fakti sesi njerëz që i kanë shqërbyer sigurimit, katapultohen në Policinë e Shtetit, duke sfiduar ligjin. Policia e Shtetit, nuk mund të jetë një organiztë e kontrolluar nga agjentët e sigurimitt të shtëetit, në shërbim të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij kriminale. Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë dhe qytetarëve duhet kërkuar ndjesë për këtë thyerje të ligjit”, tha Alibeaj ndër të tjera.

Një ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, emëroi në vend të zv. Drejtoreshës së Përgjithshme, Aida Hajnaj, Albert Dervishajn. Ky i fundit ka qenë më parë drejtor i Rendit Publik.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albert dervishaj enkelejd alibeaj albert dervishaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll