Politike

“Ishit avokatë të marrëveshjes”/ Presidenca-Ballës: Lere kalemin, shtrëngo kallamin! Meta konfirmoi besnikërinë ndaj

28 Gusht 2020, 14:36 Nga DOSJA
“Ishit avokatë të marrëveshjes”/

TIRANË– Presidenca i është përgjigjur Taulant Ballës, i cili replikoi me Metën në lidhje me komentet mbi zgjerimin e Greqisë me 12 milje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidencës, shkruan se Meta, e vetmja gjë që ka bërë duke thënë se i përmbahet vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, është duke përkrahur një akt, që mori edhe vulën e Partisë Socialiste në atë kohë. 

Blushi shton se në vend që të mërzitet Partia Demorkatike për këtë gjë, mërzitet Balla sepse është dezinformuar. 

“Mos u tallni me Tao Taon! Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë. Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS. Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS. Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao! Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë! Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin!”– shkruan Blushi.

Më herë Balla rikujtoi marrëveshjen detare me Greqinë, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009. Pa komentuar kërkesën e Greqisë për zgjerim, socialisti Balla shkruan se ishte PS-ja ajo që e kundërshtoi paktin detar dhe se Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë. 

(f.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta taulant balla greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 11:19

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë t...

Politike 28 Gusht 2020, 10:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar politikanin dhe sipërmarrësin nga Kosova Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit festoon sot 69-vjetorin e lindjes....