Harta e zgjerimit të Greqisë në Jon/ Rama: S’e kam parë, 12 miljet janë e drejtë e tyre! Meta të rrijë i qetë, s’ka
VJENË- Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar sot hartën e publikuar në mediat greke, si shënjuese e re e ujërave territoriale të dy vendeve. Nga Vjena, ku është angazhuar në cilësinë e kreut të OSBE-së, për të normalizuar situatën politike në Bjellorusi dhe për të nxitur dialogun me presidentin Alexandër Llukashenko, Rama komentoi edhe situatën në Shqipëri. Rama tha se Greqia po ushtron të drejtën e saj, në kohë kur Shqipëria e ka shfrytëzuar këtë të drejtë që prej vitit 1991, dhe shtoi se marrëveshja që do të bëhet në të ardhmen mes dy vendeve për ndarjen e kufirit detar, nuk ka lidhje me 12 miljet.
Gazetari Muhamed Veliu: Doja të ndalesha në një çështje tjetër, gjatë ditës së sotme është publikuar një hartë për konfigurimin e kufirit detar Shqipëri-Greqi?
Edi Rama: Cfarë është publikuar?
Muhamed Veliu: Nga mediat greke, për konfigurimin e kufirit.
Edi Rama: Nuk kam parë asgjë. Deklarata e Mitsotakis për zgjerimin me 12 milje, nuk ka lidhje me ujërat tanë territorialë. Ne po punojmë por nuk e kemi arritur këtë ende me palën greke. Shtrirja në 6 milje plus në ujërat territorialë është një e drejtë e çdo vendi. Këtë të drejtë Shqipëria e ka ushtruar, ne jemi shtrirë ndërkohë me 6 milje që prej 1990. Greqia nuk e ka kontestuar dhe s’ka çfarë konsteston. Ata që pyesin ku po shtrihet Greqia, iu them, që mes ujërave territorialë, ka ujëra të ndërmjetme, shelf kontinetal. Ka rrugë edhe për të kaluar në det që janë rrugë të përbashkëta. Mosmarrëveshjen e kemi për ujërat territorialë, pasi nuk kemi dakordësim për këtë çështje. Hartat që kanë dalë, njësoj si harta që do të copëtohej Kosova, apo harta si do të shtrihet Shqipëria apo Serbia tej vetes janë spekulime. Që një marrëveshje ndërshtetërore nuk bëhet dot fshehurazi. E kam thënë këtë disa herë, nuk bëhet dot fshehurazi. Marrëveshja kalon në të gjitha etapat institucionale dhe bëhet ligj.
Kryeministri u pyet edhe për deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili tha dje se do të mbrojë Kushtetutën në çështjen e zgjerimit me 12 milje. Rama tha se Meta duhet të informohet dhe të bëjë detyrën e tij, jo të ngatërrojë Kushtetutën me Konventën e Montego Bayt, që i jep të drejtën Greqisë të zgjerohet me 12 milje në Jon.
“Presidenti e dimë, s’është nevoja të na e kujtoni sërish. Në radhë të parë, presidenti duhet të informohet mirë, dhe para se të thotë se përse ka shkuar atje se atë e dimë, të bëjë atë që duhet të bëjë. Të informohet mirë, të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e Greqisë, nga konventa e Montego Bay. Të mos hedhë fjalën e më pas të thotë ejani me mua të mbrojmë Kushtetutën, se për fat të mirë, tani këtu nuk ka lidhje presidenti dhe mbrojtja e tij. Është si puna e kanioneve, ka shkëmbinj nga njëra anë, shkëmbinj nga ana tjetër dhe një rrjedhë ujore. Konventa iu ka dhënë të drejtën shkëmbinjve të marrin milje nga ana e tyre. Dhe presidenti të jetë i qetë se nuk është rasti për të bërë rafting me Kushtetutën.”,-tha Rama.
Mediat greke raportuan dje në mbrëmje, se ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, dy ditë pas dorëzimit në parlament të projektligjit për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, ka prezantuar në Berlin, tek ministrat e BE-së dhe tek Sekretari i NATO-s, hartën, dhe projektligjin për zgjerimin me 12 milje. Mediat raportonin se të njëjtën hartë, ministri grek, pritet që ta sjellë edhe në Shqipëri, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në lidhje me ndarjen e kufirit detar.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Rama nga Viena: Shqipëria po merr nota të larta vlerësimi, kënaqemi të gjithë, s’është proces për vota
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar angazhimin e tij dhe të Shqipërisë në OSBE për të zgjidhur konfliktin në Bjellorusi, një “nder të madh” për ven...
Zgjedhjet/ Cakaj telefonon politikanët shqiptarë në Mal të Zi: Keni mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës
TIRANË- Gent Cakaj, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, ka zhvilluar sot një bisedë me politikanët shqiptarë në Mal të Zi, për zgjedhjet që...
“Veliaj vjedh qytetarët”/ PD denoncon: Rindërtimi i shkollave në Tiranë kushton 4-fish më shtrenjtë se në vendet e BE
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nëpërmjet një deklarate për mediet ka denoncuar se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vjedh f...
Tensionet në Bjellorusi/ Misioni Amerikan në OSBE mbështet Ramën: E vlerësojmë për iniciativën! Lukashenko të pranojë
TIRANË-Misioni Amerikan në OSBE ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për zgjidhur krizën politike në Bjellorusi. Kështu, ...
FOTO/ Pa kollare, por me këmishë lino e xhaketë të gjatë… Rama “thyen” sërish kodin e veshjes në takimi
VJENË- Kryeministri shqiptar Edi Rama njihet për stilin “rebel” të veshjes në aktivitetet zyrtare. Në ndryshim nga shumë homologë të tij, që e ...
Kriza në Bjellorusi/ Rama: Nuk duam të mbajmë anë, tri gjërat që duhet të kemi të qarta
VJENË- Kryeministri Edi Rama përpara anëtarëve të Këshillit Special të OSBE-së në Vjenë ka deklaruar se për krizën në Bjellorusi duhet të kenë tre pika par...
Kriza në Bjellorusi/ Rama i bën thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog, duam të parandalojmë përshkallëzimin e si
VJENË- Kryeministri Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE-së përpara Këshillit Special në Vjenë i ka bërë thirrje presidentit bjellorus, Aleksandër Lukash...
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Bushati thirrje bashkëkombësave: Votoni partitë shqiptare, kështu mund të mbroni të drejtat tuaj
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se në zgjedhjet e së dielës shqiptarët e Malit të Zi të votojnë për partitë shqiptare. Nëpërmje...