Politike

PD kërkoi transparencë për marrëveshjen me Greqinë, Rama i përgjigjet Bashës: Hapu det vajmedet se ka dalë të të mbroj

28 Gusht 2020, 14:01 Nga DOSJA
PD kërkoi transparencë për marrëveshjen me Greqinë,

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, e cila kërkoi transparencë për marrëveshjen e detit me Greqinë. Në një postim në Tëitter, Rama e quan kreun e PD, Lulzim Basha, një artist që se ka shokun për të bërë sikur, ndërsa shton se nuk di ç’të bëjë më parë, të qeshë me këtë fakt, apo të qajë për ata që e hanë për djathë sapunin e PD.

Më tej ai i drejtohet Bashës, duke thënë se më mirë që nuk u mor me shitje djathi, pasi do të kishim mbetur pa copën e sapunit.

Postimi i Ramës

Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!

Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen pak momente pasi PD i kërkoi transparencë qeverisë për marrëveshjen e detit me Greqinë. Demokratët e akuzuan Ramën se po fshihet pas sulmeve dhe deklaratave vulgare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha marreveshja e detit me greqine edi rama lulzim basha marreveshja e detit me greqine

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 11:19

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë t...

Politike 28 Gusht 2020, 10:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar politikanin dhe sipërmarrësin nga Kosova Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit festoon sot 69-vjetorin e lindjes....