Politike

12 miljet e Greqisë/ PD: S’ka transparencë për kufirin. Rama: Hapu det që të mbron Luli! Meta: I përmbahemi vendimit të

28 Gusht 2020, 13:33 Nga DOSJA
12 miljet e Greqisë/ PD: S’ka transparencë për kufirin.

TIRANË – Deklarata e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, ka shkaktuar përplasje mes qeverisë dhe opozitës. Partia Demokratike nëpërmjet një reagimi, ka kërkuar transparenca nga qeveria për marrëveshjen.

Demokratët kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama, se në vend që të japë shpjegime, po fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare. Sipas demokratëve, pala shqiptare duhet të bëjë kujdes që në negociata t’i përmbahet vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe ato të Tribunalit Ndërkombëtar mbi të Drejtën e Detit.

Vetëm pak minuta pas deklaratës së Partisë Demokratike, ka ardhur reagimi nga kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë iu drejtua Lulzim Bashës, duke e quajtur artist që se ka shokun për të bërë sikur, ndërsa shtoi, se nuk di ç’të bëjë më parë, të qeshë me këtë fakt, apo të qajë për ata që e hanë për djathë sapunin e PD.

Nuk vonoi shumë dhe Basha iu përgjigj menjëherë, kryedemokrati i kërkoi sërish llogari Ramës për transparencë, ndërsa i tha Ramës, që t’i ruajë historitë me sapun për më vonë. Kundërpërgjigja erdhi menjëherë nga shefi i qeverisë, i cili i tha kreut të opozitës, se negociatat janë ndalur pas ndryshimit të qeverive në Athinë.  Basha iu përgjigj flakë për flakë shefit të qeverisë, duke i kërkuar sërish që të bëjë transprence, ndërsa e akuzoi për marrëveshje të fshehta në kurriz të shqiptarëve. Por nuk ka munguar as përgjigja nga shefi i kabinetit, i cili e ka sqaruar edhe njëherë se nuk po zhvillohet asnjë negociatë për detin me Greqinë dhe se kryedemokrati po e përdor çështjen politikisht. 

Debati për detin është rindezur prej 3 ditësh në Shqipëri, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe ajo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha marreveshja per detin pd edi rama lulzim basha marreveshja per detin pd

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 11:19

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë t...

Politike 28 Gusht 2020, 10:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar politikanin dhe sipërmarrësin nga Kosova Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit festoon sot 69-vjetorin e lindjes....