Politike

REPLIKA/ Basha ‘flakë për flakë’ me Ramën: Je i mbytur nga marrëveshjet e fshehta në kurriz të shqiptarëve

28 Gusht 2020, 14:58 Nga DOSJA
REPLIKA/ Basha ‘flakë për flakë’ me Ramën: Je i

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se është i “mbytur” nga marrëveshjet e errëta në kurriz të shqiptarëve.

Në një reagim të menjëhershëm në Twitter, pak minuta pasi rivali i tij politik, shkroi se PD duhet të gjejë temë të re për teatrin politik, ose do të dalë më keq në zgjedhje se në vitin 2017, Basha thotë se kryeministri ka detyrim të bëjë publik diskutimet për çështjen.

POSTIMI I BASHËS:

Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 28, 2020


Debati për detin është rindezur prej 3 ditësh në Shqipëri, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias.

12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon lulzim basha edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 11:19

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë t...