Politike

Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon, Murati: Ka lidhje me Shqipërinë, pse nuk e ushtroi të drejtën Greqia der

28 Gusht 2020, 11:45 Nga DOSJA
Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon, Murati: Ka lidhje me

TIRANË– Diplomati Shaban Murati shkruan se zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon ka lidhje vetëm me Shqipërinë, as me Italinë dhe as me Egjiptin, që janë qindra kilometra larg brigjeve greke. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Shabani shtron pyetjen se përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?

Dhe sipas Muratit, pikërisht kjo gjë nuk është bërë deri më sot, pasi ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një të drejtë të Greqisë që po e ushtron tani. Gjithsesi, edhe nëse është ashtu siç është shprehur Tirana zyrtare, sipas Muratit, Italia dhe Egjipti nuk e kanë duartrokitur këtë nismë të Greqisë, pasi nëse është thjesht çështje e brendshme greke, asnjë logjikë diplomatike nuk e pranon duatrokitjen.

Statusi i plotë

Një pyetje e thjeshtë për zgjerimin e kufirit detar grek. As qeveria e Italisë, shteti që ndan me Greqinë detin Jon, as qeveria e Egjiptit, dhe asnjë qeveri e një shteti tjetër të Mesdheut, qofshin edhe anëtare të BE, nuk dolën dhe nuk folën në përkrahje të planit të ri të kryeministrit grek të shpallur në 26 gusht për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon. Vetëm Tirana zyrtare në mënyrën më të habitëshme servile bëri deklaratë zyrtare në përkrahje të planit grek të zgjerimit të ujrave territoriale greke në detin Jon. Nëse zgjerimi i detit territorial grek në detin Jon nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe nëse është thjesht çeshtje e brendshme greke, asnjë logjikë diplomatike dhe shtetërore nuk e pranon që Tirana zyrtare duhej të duatrokiste planin e ri grek. As qeveria shqiptare, as diplomacia shqiptare dhe gjithë skota politike filogreke në Tiranë, që brofën në përkrahje të  planit të Athinës për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon në 12 milje, nuk bëjnë dhe nuk i japin dot përgjigje pyetjes së thjeshtë: “Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”. Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon nuk ka asnjë lidhje as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Italinë dhe as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Egjiptin. Italia dhe Egjipti janë qindra kilometra larg brigjeve greke. Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon ka lidhje vetëm me Shqipërinë.

Para dy ditësh, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se ka dërguar në Kuvend, projektligjin i cili do të sjellë zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon. Kryeministri Edi Rama është informuar nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i cili pritet që të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, që sipas kryeministrit Mitsotakis do të ketë si ekskluzivitet këtë çështje. Në lidhje me këtë çështje ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta, i cili tha se do të mbrojë Kushtetutën me çdo kush. Rama gjithashtu, me anë të një reagimi në faqen e tij në Facebook, u shpreh se Greqia po ushtron të drejtën e saj për ndarjen e detit, gjë që e ka bërë edhe Shqipëria. Sot nga Vjena, përsa i përket hartës së re që ka bërë ministri Dendias, Rama tha se nuk ka parë ende asgjë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon shaban murati greqia merr 12 milje nga deti jon shaban murati

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 11:19

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë t...

Politike 28 Gusht 2020, 10:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar politikanin dhe sipërmarrësin nga Kosova Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit festoon sot 69-vjetorin e lindjes....