Politike

‘Deti’/ Rama- Bashës: S’ka negociata që pas ndryshimit të qeverive, gjej temë tjetër për teatrin tënd se do dalësh

28 Gusht 2020, 14:42 Nga DOSJA
‘Deti’/ Rama- Bashës: S’ka negociata që pas

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që kërkoi transparencë për negociatat e shtetit shqiptar me palën greke, për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon, dhe marrëveshjen për kufijtë detarë të dy vendeve.

Në një reagim në Twitter, Rama thotë se negociatat janë pezulluar pas ndryshimeve qeveritare në Greqi, dhe shton se PD duhet të gjejë një tjetër temë për teatër.

Rama e ka edhe një paralajmërim për fushatën, kur thotë se Basha nëse nuk gjen “temë tjetër do të dalë më i lagur se në 2017″.

Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s’ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s’e bëni dot

— Edi Rama (@ediramaal) August 28, 2020

Debati për detin është rindezur prej 3 ditësh në Shqipëri, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon lulzim basha edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 11:19

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë t...