Politike

Zgjerimi i Greqisë në Jon/ Rama i përgjigjet Metës: Informohu mirë dhe rri i qetë, s’ka “rafting” me Kushtetuesen!

28 Gusht 2020, 11:23 Nga DOSJA
Zgjerimi i Greqisë në Jon/ Rama i përgjigjet Metës:

VJENË- “Presidenti të rrijë i qetë”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i cili ka qetësuar sot kreun e shtetit, pas deklaratës së fortë të këtij të fundit, i cili tha dje se nuk do të njohë një marrëveshje me Greqinë, duke iu referuar zgjerimit me 12 milje të palës greke në Perëndim të Detit Jon. Rama iu përgjigj gazetares Elja Zotka, dhe tha se presidenti duhet të jetë më i informuar dhe të mos bëjë “rafting” me Kushtetutën.

Gazetarja: Presidenti Ilir Meta u shpreh se do të mbrojë Kushtetutën?

Edi Rama: Presidenti e dimë, s’është nevoja të na e kujtoni sërish. Në radhë të parë, presidenti duhet të informohet mirë, dhe para se të thotë se përse ka shkuar atje se atë e dimë, të bëjë atë që duhet të bëjë. Të informohet mirë, të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e Greqisë, nga konventa e Montego Bay. Të mos hedhë fjalën e më pas të thotë ejani me mua të mbrojmë Kushtetutën, se për fat të mirë, tani këtu nuk ka lidhje presidenti dhe mbrojtja e tij. Është si puna e kanioneve, ka shkëmbinj nga njëra anë, shkëmbinj nga ana tjetër dhe një rrjedhë ujore. Konventa iu ka dhënë të drejtën shkëmbinjve të marrin milje nga ana e tyre. Dhe presidenti të jetë i qetë se nuk është rasti për të bërë rafting me Kushtetutën.

Lajmi kryesor: Kriza në Bjellorusi/ Rama nga Këshilli Special thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog, s’duam të ndërhyjmë apo të mbajmë anë, por shenjat nuk janë të mira

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta edi rama greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 11:19

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë t...

Politike 28 Gusht 2020, 10:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar politikanin dhe sipërmarrësin nga Kosova Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit festoon sot 69-vjetorin e lindjes....