Politike

Ish-deputetët e PD në 2017, të parët në “sitën” e komisionit: Rezultatet në zgjedhje, kriter për rikandidimin. Pse n

28 Gusht 2020, 14:54 Nga DOSJA
Ish-deputetët e PD në 2017, të parët në

Ish-deputetët e Partisë Demokratike të dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 do të jenë të parët që do të kalojnë në sitën e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD.

Burime nga selia blu konfirmojnë se komisioni ka gati listën me emrat e 32 ish-deputetëve të dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 nga listat e Partisë Demokratike. Në këtë listë nuk bëjnë pjesë emrat e kreut të demokratëve Lulzim Basha dhe dy nënkryetarëve të Partisë, Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe emri i ish-kryeministri Sali Berisha.

Komisioni ka fshirë nga lista edhe emrat e Myslym Murrizit dhe Rudina Hajdarit të cilët pas vendimit për të mos djegur mandatet në vitin 2019 u larguan nga të gjithë forumet e Partisë Demokratike.

Emrat e ish-deputetëve u konfirmuan të gjithë nga anëtarësia gjatë fazës së propozimit të kandidatëve për deputetë por Komisioni që po shqyrton kandidatët do të ketë një tjetër kriter matës për vlerësimin e deputetëve që përfaqësuan demokratët në 2017.

Secili prej emrave do të vlerësohet mbi rezultatet e marra në zgjedhjet e vitit 2017 në qarkun dhe zonat ku kanë qenë të angazhuar në fushatë, por gjithashtu edhe angazhimi opozitar përgjatë këtij 3-vjeçari do të jetë përcaktues nëse ish-deputetët do të marrin ose jo besimin e komisionit për të qenë në fazën finale të procesit përpara se të jenë në listat e deputetëve.

Njëkohësisht me ish-deputetët Komisioni do të marrë në shqyrtim emrat e anëtarëve të kryesisë që nuk kanë qenë pjesë e Parlamentit, ku bëjnë pjesë emrat e Tomorr Alizotit, Belind Këlliçit, Ina Zhupa, Fatbardh Kadilli, Kreshnik Çollaku, Eno Bozdo të cilët gjithashtu janë propozuar nga anëtarësia e PD gjatë muajit korrik si kandidatë të mundshëm për deputetë.

Të hënën komisioni do të rinisë punën për fazën e dytë të selektimit të kandidatëve, ku në shqyrtim do të merren 946 emrat që kaluan fazën e parë. Pavarësisht se kandidatët janë njoftuar të dorëzojnë elektronikisht formularët e tyre, disa prej tyre kanë vendosur që të premten të dorëzojnë fizikisht formularët e tyre në selinë blu.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kandidatet e pd lulzim basha kandidatet e pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 11:19

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë t...