Politike

28 Gusht 2020, 11:19 Nga DOSJA

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici përmes mediave apeloi qeverinë për fonde shtesë për shkollat. Ai theksoi se në shkolla ka edhe mungesë të ujit, por tha se bashkia do fillojë t’i furnizojë ato nëpërmjet boteve.

“Fondet janë të pakëta. Taksat në Kukës janë të ulëta disa biznese janë në vështirësi, qeveria do të ishte mirë të na furnizonte me fonde posaçërisht për shkollat. Fonde nuk kemi shumë. Buxheti është llogaritur për situatë të zakonshme, por me sforco do të nisin vitin shkollor. Sa i përket mungesës së ujit, do të furnizojmë me bote shkollat ku ka mungesa me ujë të rrejedhshëm”, tha Gjici.

Ndërsa përgjegjësi i zyrës arsimore në Kukës, Skënder Ahmeti deklaroi se në shkollat e qytetit mësimi do zhvillohet me dy turne.

“Shkollat në fshatra do të bëjnë mësim me një turn ndërsa shkollat e qytetit të Kukësit me dy turne. Shpresojmë të kemi zgjidhje të pranueshme se duhet të pranojmë realitetin ku jemi në Kukës”, u shpreh ai.”, tha Skënder Ahmeti,

Bashkia e Kukësit ka rreth 78 objekte te arsimit parauniversitar në territorin e saj, shumica e tyre janë në një shkalle amortizimi të lartë që kërkojnë investime të mëdha.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike safet gjici shkollat në kukës safet gjici shkollat në kukës

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 10:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar politikanin dhe sipërmarrësin nga Kosova Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit festoon sot 69-vjetorin e lindjes....