Politike

Rama nga Viena: Shqipëria po merr nota të larta vlerësimi, kënaqemi të gjithë, s’është proces për vota

28 Gusht 2020, 11:18 Nga DOSJA
Rama nga Viena: Shqipëria po merr nota të larta vlerësimi,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar angazhimin e tij dhe të Shqipërisë në OSBE për të zgjidhur konfliktin në Bjellorusi, një “nder të madh” për vendin. Rama tha  është rasti i artë, ku të gjithë duhet të jenë të kënaqur, pasi vendi do të marrë një kuotë shumë të lartë në arenën ndërkombëtare.

Edi Rama: Këtu ka rëndësi që Shqipëria drejton OSBE dhe drejtimi nga Shqipëria po merr nota tejet të larta vlerësimi nga partnerët tanë. Kjo duhet të bëjë të kënaqur të gjithë, nuk është proces elektoral që do të zhvillohet në Vjenë. Nuk është asnjë proces ku ne do të përpiqemi të bëjmë politikë të brendshme, por të nderojmë vendin tonë, që Shqipëria të ketë një kuotë më të lartë në marzhin ndërkombëtar, në të gjithë hartën e komunitetit të OSBE-së.

“Bota na ka dhënë një detyrë dhe ne po shkëlqejmë. Kjo është për Shqipërinë nuk është për mua”,-tha Rama. 

Sot, kryeministri Edi Rama, i ka përsëritur ftesën për dialog, presidentit bjellorus, Aleksandër Llukashenko. Nga Viena, ku u mblodh edhe Këshilli Special i OSBE, Rama pritet të zhvillojë një sërë takimesh për këtë çështje. Shefi i qeverisë shqiptare është angazhuar prej dy javësh për të zgjidhur këtë konflikt, pas një propozimi për dialog mes presidentit Llukashenko dhe opozitës atje. SHBA i ka bërë thirrje që Llukashenkos të pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka kërkuar të mos ketë ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur krizën. Edhe BE-ja, përmes një deklarate zyrtare nga Presdenti Macron dhe Mercel ka mbështetur ndërhyrjen e OSBE-së në këtë debat. Gjithsesi, deri më tani, nuk ka pasur asnjë shenjë pranimi nga Lukashenko. Prej javësh, Bjellorusia është përfshirë në një kaos politik. Zgjedhjet e fituara nga Lukashenko, që ka qeverisur për më shumë se 26 vite, dhe ndodhet në mandatin e tij të gjashtë, janë konsideruar të paligjshme dhe nuk janë njohur nga BE.

Lajmi kryesor: Kriza në Bjellorusi/ Rama nga Këshilli Special thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog, s’duam të ndërhyjmë apo të mbajmë anë, por shenjat nuk janë të mira

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne vjene propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi edi rama ne vjene propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 10:26

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar politikanin dhe sipërmarrësin nga Kosova Behgjet Pacollin, pasi ky i fundit festoon sot 69-vjetorin e lindjes....