Zgjedhjet/ Cakaj telefonon politikanët shqiptarë në Mal të Zi: Keni mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës
TIRANË- Gent Cakaj, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, ka zhvilluar sot një bisedë me politikanët shqiptarë në Mal të Zi, për zgjedhjet që priten të zhvillohen ditën e dielë. Cakaj nëpërmjet një postimi në Facebook, tregon se u ka thënë atyre se kanë mbështetjen e udhëheqësve të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa u bën thirrje të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi të mbështesin Listën Shqiptare.
“Kjo listë gëzon mbështetjen publike të Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministres së Jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, mes tjerash. Pra, pas suksesit të përbashkët në Luginën e Preshevës ku mbështetja e Kosovës dhe e Shqipërisë i ka dhënë rezultatet e veta, jemi bërë bashkë për ta mbështetur Listën Shqiptare në Mal të Zi”, – shprehet Cakaj.
Më tej, Cakaj thotë se përçarësit e mëdhenj që sot akuzojnë për përçarje kanë punuar me shumë zell për t’i ndarë shqiptarët në shumë parti dhe për të pamundësuar formimin e një liste të vetme, për interesa krejtësisht personale dhe në shërbim të planeve të huaja. Këtu megjithatë më mbetet për të treguar shumë më shumë në ndërkohë.
Ministri thekson se rëndësi madhore ka vetëm e vetëm mbështetja e Listës Shqiptare.
“Prandaj, ne ju bëjmë thirrje gjithë vëllezërve e motrave tona në Mal të Zi të dalin masivisht në zgjedhje për të votuar Listën Shqiptare. Ajo është adresa e duhur me njerëz të dëshmuar moralisht dhe intelektualisht për të rritur cilësinë e përfaqësimit të shqiptarëve dhe ruajtur drejtimin euroatlantik të Malit të Zi,”- shkruan Cakaj.
Zgjedhjet në Mal të Zi pritet të zhvillohen të dielën, ku garojnë edhe partitë shqiptare. Ato kanë një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave. Ndërkohë, dje Edi Rama tregoi mbështetje për partitë shqiptare, por përkrahu edhe Milo Gjukanoviç. Ndërsa, presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha iu bën thirrje bashkëkombësave që të votojnë për partitë shqiptare.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Veliaj vjedh qytetarët”/ PD denoncon: Rindërtimi i shkollave në Tiranë kushton 4-fish më shtrenjtë se në vendet e BE
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nëpërmjet një deklarate për mediet ka denoncuar se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vjedh f...
Tensionet në Bjellorusi/ Misioni Amerikan në OSBE mbështet Ramën: E vlerësojmë për iniciativën! Lukashenko të pranojë
TIRANË-Misioni Amerikan në OSBE ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për zgjidhur krizën politike në Bjellorusi. Kështu, ...
FOTO/ Pa kollare, por me këmishë lino e xhaketë të gjatë… Rama “thyen” sërish kodin e veshjes në takimi
VJENË- Kryeministri shqiptar Edi Rama njihet për stilin “rebel” të veshjes në aktivitetet zyrtare. Në ndryshim nga shumë homologë të tij, që e ...
Kriza në Bjellorusi/ Rama: Nuk duam të mbajmë anë, tri gjërat që duhet të kemi të qarta
VJENË- Kryeministri Edi Rama përpara anëtarëve të Këshillit Special të OSBE-së në Vjenë ka deklaruar se për krizën në Bjellorusi duhet të kenë tre pika par...
Kriza në Bjellorusi/ Rama i bën thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog, duam të parandalojmë përshkallëzimin e si
VJENË- Kryeministri Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE-së përpara Këshillit Special në Vjenë i ka bërë thirrje presidentit bjellorus, Aleksandër Lukash...
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Bushati thirrje bashkëkombësave: Votoni partitë shqiptare, kështu mund të mbroni të drejtat tuaj
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se në zgjedhjet e së dielës shqiptarët e Malit të Zi të votojnë për partitë shqiptare. Nëpërmje...
Kriza në Bjellorusi/ Rama nga Këshilli Special thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për dialog, s’duam të ndërhyjmë apo t
VJENË- Kryeministri Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE-së, përpara Këshillit Special në Vjenë i ka ka bërë thirrje presidentit bjellorus, Aleksandër Luk...
Takimi i Ramës me Zv.Sekretarin amerikan, Kim: Falenderojmë kreun e OSBE për iniciativën, qeveria e Bjellorusisë të angazh
TIRANË -Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama nën cilësinë e kreut të OSBE me Zv. Sekretarin e Shtetit Amerikan, ...
“Ende nuk kam marrë përgjigje nga Lukashenko”/ Roli i OSBE në Bjellorusi, Rama komenton ironitë e opozitës: Turp për t
VJENË– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Austri, ku edhe nesër do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Special të OSBE-së për krizën në Bjellorusi. Pas t...