Politike

“I zgjuan me tymues”, ish-deputetja Tabaku publikon foto me minorenët në rajon

11 Prill 2019, 12:14 Nga DOSJA
“I zgjuan me tymues”, ish-deputetja Tabaku publikon foto me

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka publikuar disa foto në profilin e saj në Facebook. Në stattusin krahas fotove, Jorida Tabaku shkruan se vijonë ende të mbahen në komisariate fëmijët dhe gratë që protestuan kundër prishjes së banesave të tyre.

Më tej Tabaku thekson se hajdutët e vërtetë ikin poshtë hundëve në mes të Aeroportit.

Postimi i Tabakut 

Skandali i radhës

Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta.

Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jorida tabaku protesat tek bregu i ilumit jorida tabaku protesat tek bregu i ilumit

Sondazh

Poll