Sport

“Bombë” nga Spanja, te Juventusi mund të bëhen 11 “Topa të Artë”, Juventus futet në garë për Messin

22 Gusht 2020, 16:11 Nga DOSJA
“Bombë” nga Spanja, te Juventusi mund të bëhen 11

ITALI-E bujshme nga Spanja.Lionel Messi mund të luajë me Cristiano Ronaldon te Juventus. Në fakt hipotezat për një bashkim të dy fenomenëve të 15 viteve të fundit në një skuadër janë hedhur një vit më parë,por tani problemet dhe tjetërsimin e Barcelonës në staf,por edhe në kontigjent,ylli argjentinas e sheh veten larg projektit të ri.

Klubet italiane, të favorizuara nga regjimi tatimor në gadishull, do të kishin një avantazh ndaj PSG, e cila ka kohë që është future në tratativa për të rrëmbyer Messin. Tek Manchester City argjentinasi do bashkohej me Guardiolën, por një lajm bombë vjen nga Spanja.

Sipas “Corriere dello Sport” që i referohet mediave në Spanjë, për Mesin është futur në garë edhe Juventusi. Mesi dhe Ronaldo në një skuadër është ëndërra e të gjithë tifozëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona juventus messi ronaldo barcelona juventus messi ronaldo

Sondazh

Poll