Sport

Prishtina është e “mallkuar” nga koronavirusi, skuadra do e humb ndeshjen 0-3 në tavolinë, nuk i plotësohen lojtarët

22 Gusht 2020, 14:20 Nga DOSJA
Prishtina është e “mallkuar” nga koronavirusi, skuadra do

GJIBRALTAR-Duket se Prishtina është e “mallkuar” për të mos luajtur në kompeticionet europiane për këtë sezon. Skuadra ishte nisur për herët të dytë në Gjibraltar, duke shpresuar se ishin të gatshëm që të zhvillonin ndeshjen në kuadër të parakualifikimeve në Europa League edhe skuadra e dytë ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Sipas gazetarit të njohur kosovar, Arlind Sadiku, te Prishtina janë zbuluar 9 raste të reja me koronavirus, pak orë para ndeshjes, e planifikuar në orën 18:00.Lojtarët e prekur janë Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Mërgim Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja.

Një fenomen i pashpjegueshëm ky, ndërsa sipas rregullave të UEFA-s një ekip duhet të ketë 13 lojtarë për të nisur ndeshjen, por Prishtinës tani i kanë mbetur vetëm 12 të tillë, që nuk janë prekur nga pandemia, duke marrë parasysh faktin se u nis me 20 lojtarë.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league gjibraltar lincoln prishtina europa league gjibraltar lincoln prishtina

Sondazh

Poll