Sport

“Kujdes! Duan të marrin para”, shfrytëzuan suksesin e Emmanuel Egbo,trajneri denoncon menaxherin mashtrues: Unë nuk e njo

22 Gusht 2020, 15:20 Nga DOSJA
“Kujdes! Duan të marrin para”, shfrytëzuan suksesin e

TIRANË-Emmanuel Egbo, trajneri i Tiranës ka denoncuar një përson i cili përmes një llogarie në Facebook po tenton të përfitojë para nga futbollistët afrikan. Faqja në fjalë u premtonte se do ti sillte në shqipëri dhe do të menaxhoheshin nga Emmanuel Egbo. Suksesi i nigerianit ka marrë jehonë të madhe dhe me ta mësuar diçka të tillë, ish-portieri ka reaguar për “allnigeriasoccer.com”

“Për ata që mund t’ju interesojë, thjesht mësova se një agjenci me emrin Izvođenje Izviđača Agencija, po hiqet si agjenti im, duke u përpjekur të përfitojë para nga lojtarët nigerianë, me pretekstin se mund t’i sjellë ata në Shqipëri ose Europë, pasi ai është agjenti im dhe agjencia ime.

Duhet të sqaroj se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, që të mos merren me këtë agjent. Unë nuk e njoh atë dhe nuk e kam parë asnjëherë në jetën time.Kini kujdes me kë merreni. Ka shumë faqe të rreme në rrjetet sociale, që thjesht përpiqen të përdorin fotot e mia për të marrë para nga njerëzit”, deklaron Egbo.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emmanuel egbo tirana emmanuel egbo tirana

Sondazh

Poll