Sport

“Godita Ramos me bërryl, për t’u hakmarrë për Salah”, mbrojtësi habit me deklaratën e tij: Nuk dua të…

22 Gusht 2020, 07:53 Nga DOSJA
“Godita Ramos me bërryl, për t’u hakmarrë për

KROACI– Në vitin 2018-të finalja e Champions League zhvilluar në Kiev mes Real Madrid dhe Liverpool do të mbahet mend për atë ndërhyrje të Sergio Ramos, ndaj Muhamed Salah, duke e dëmtuar  këtë të fundit dhe nxjerrë nga fusha që në pjesën e parë. Vetë Ramos mohoi që ndërhyrja te ishte e qëllimshme, por nuk u shpëtoi kritikave nga shumë njerëz të futbollit e fansa nga anembanë botës, ndërsa lojtarët e Liverpoolit ishin ata që reaguan më ashpër ndaj kapitenit të Los Blancos.

Njëri prej atyre që nuk ia fali asnjëherë ndërhyrjen Ramosit, ishte edhe mbrojtësi kroat Dejan Lovren, i cili vetëm pak muaj më vonë gjeti përballë mbrojtësin spanjoll në një ndeshje të Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Kroacisë.Lovren ngriti lart bërrylin dhe goditi fort Ramos, ndërsa thuajse dy vite më vonë zbulon se gjithçka e kishte bërë për t’u hakmarrë për atë ndërhyrje që kapiteni i Realit të Madridit kishte bërë ndaj egjiptianit Salah.

“I dhashë një bërryl të qëllimshëm Sergio Ramosit dhe i thashë që tashmë i kishim barazuar llogaritë. E respektoj shumë si futbollist dhe për atë që bën për skuadrën, pasi ka fituar shumë trofe, por nga ana tjetër ka sjellje që nuk më pëlqejnë dhe që dëmtojnë futbollistët. Nuk dua të krijoj polemika, por mendoj që ndërhyrja e Ramos ndaj mikut tim Salah, ishte me qëllim që ta dëmtonte, ndaj në përballjen që pata me të, ishte koha për të paguar”, tregon Lovren.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dejan lovren liverpool real madrid sergio ramos dejan lovren liverpool real madrid sergio ramos

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2020, 19:38

Spektakël golash në Koln, Inter barazon me Godin

GJERMANI-Inter dhe Sevilja përballen sot për triumfin në Ligën e Europës teksa do të diskutojnë mes njëra-tjetrës finalen e madhe. Zikaltërit e Antonio Kontes k...

Sport 21 Gusht 2020, 18:07

GREQI-Telashe për kapitenin e Manchester United, Harry Maguire. Futbollisti i “Djajve të Kuq” është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mikonos aty ku loj...