Sport

Ishte në kontakt me një person të infektuar me koronavirus, Ronaldo kërkon të “driblojë” Covid-19, braziliani izolohet

22 Gusht 2020, 08:11 Nga DOSJA
Ishte në kontakt me një person të infektuar me koronavirus,

SPANJË– Ish-futbollisti brazilian, Ronaldo Nazario është detyruar të qëndrojë në izolim së bashku me familjen e tij. Arsyeja është e thjeshtë, presidenti i skuadrës së Valladollid në Spanjë, ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv. Braziliani ka marrë përgjigjen e testit, teksa për fat të mirë ka rezultuar negativ.

Por, duke qenë se një test i vetëm nuk është 100% i sigurt, atëherë është këshilluar të qëndrojë i izoluar për të evituar çdo të papritur. Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në finalen e Champions League mes PSG dhe Bayern Munich, ndaj deri në pritjen e përgjigjes nga testet e tjera, Ronaldo është i detyruar të qëndrojë në karantinë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ronaldo spanje valladolid ronaldo spanje valladolid

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2020, 19:38

Spektakël golash në Koln, Inter barazon me Godin

GJERMANI-Inter dhe Sevilja përballen sot për triumfin në Ligën e Europës teksa do të diskutojnë mes njëra-tjetrës finalen e madhe. Zikaltërit e Antonio Kontes k...

Sport 21 Gusht 2020, 18:07

GREQI-Telashe për kapitenin e Manchester United, Harry Maguire. Futbollisti i “Djajve të Kuq” është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mikonos aty ku loj...