Sport

U arrestua pas sherrit për të mbrojtur motrën e tij, kapiteni i Manchester United lirohet nga paraburgimi

22 Gusht 2020, 13:00 Nga DOSJA
U arrestua pas sherrit për të mbrojtur motrën e tij, kapiteni i

GREQI– Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është lënë i lirë nga  gjykata ditën e sotme, një ditë pas arrestimit pasi u dyshohet se sulmoi një oficer policie teksa u përfshi në një konflikt ku për pasojë motra e tij u qëllua me thikë në krah.

Harry Maguire, kaloj dy netë në qelin e burgut ndërs është lënë i lirë ditën sotme nga paraburgimi, pas një seance të mbyllur nga gjykata Greke në Siros. Sipas mediave të huaja gjykimi i tij është shtyrë   për të martën e ardhshme.

Avokati i Maguire ka thënë se ai është ‘I lirë për momentin’ dhe do të lejohet të kthehet në Angli.

“Përfshirja e tij në konflikt në një bar në Mykonos, filloi pasi tifozët rivalë bërtitën ‘F * United’ ditën e  enjte. Ndërsa kur motra e tij u qëllua me thikë në krah Maguire i doli në mbrotje duke u  përfshirë në sherr.”– sipas Mykonos Voice.

Maguire dyshohet se sulmoi  oficerët e policisë ku mësohet se kanë marrë pjesë 5 oficerë për ta arrestuar.

Futbollisti, i cili fiton rreth 190,000 £ në javë, gjithashtu dyshohet se u përpoq të mashtrojë oficerët para se të arrestohej. Ai u akuzua për sulme verbale dhe përpjekje për të korruptuar oficerët e policisë.

Avokati i Maguire ka thënë se Maguire mohon  të gjitha akuzat e ngritura mbi, por nuk tha me çfarë baze.

Burimi: Dailymail

K.A/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kapiteni i manchester united kapiteni i manchester united

Sondazh

Poll