Sport

“Ky trofe shkon për Reyes dhe miqtë që nuk janë më”,dikur e fitonte Europa League-n si futbollist me Sevillan, tani e f

22 Gusht 2020, 08:40 Nga DOSJA
“Ky trofe shkon për Reyes dhe miqtë që nuk janë

SPANJË-I përlotur për një sukses të madh. Jesus Navas ishte ai që ngriti lart trofeun e 6-të në Europa League të fituar nga Sevilla. Kapiteni i rikthyer pas eksperiencës te Manchester City e fitoi për herë të 3-të këtë trofe me andaluzianët dhe për herë të parë pas 13 vitesh.Në intervistat në fund të ndeshjes Navas u shfaq i përlotur duke ia dedikuar këtë trofe miqëve që nuk jetojnë më, si Jose Antonio Reyes i cili ka qënë kapiten i kësaj skuadre dhe ndërroi jetë gjatë një aksidenti me makinë.

“Kjo skuadër e meriton këtë fitore. Kemi luftuar shumë gjatë gjithë vitit, kemi përjetuar një situatë të vështirë, si të gjithë të tjerët dhe u përpoqëm ta kalonim dita-ditës. Tifozët tanë e meritojnë, ata që e duan futbollin si ne dhe duhet ta shijojmë.

Për mua do të thotë shumë të jem në gjendje të ngre trofeun si kapiten i Sevilla, për miqtë që nuk janë këtu, si Reyes”, tha Jesus Navas, i cili ka fjalë të mira për trajnerin e Sevilla Julen Lopetegui. “Lopetegui punon 24 orë në ditë për Sevilla dhe ai e mori më të mirën prej nesh”, përfundon futbollisti

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league jesus navas sevilla europa league jesus navas sevilla

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2020, 19:38

Spektakël golash në Koln, Inter barazon me Godin

GJERMANI-Inter dhe Sevilja përballen sot për triumfin në Ligën e Europës teksa do të diskutojnë mes njëra-tjetrës finalen e madhe. Zikaltërit e Antonio Kontes k...