Sport

Po luante në finalen e Europa League-s, lojtarit të Sevilla-s tentojnë t’i grabisin shtëpinë

22 Gusht 2020, 15:41 Nga DOSJA
Po luante në finalen e Europa League-s, lojtarit të Sevilla-s

SPANJË-Suso festoi fitoren e Sevilla-s në Europa League kundër Interit në qytetin e Kolnit. Sipas “Marca”, në të njëjtën kohë, rreth mesnatës, dy hajdutë kanë tentuar të grabisin shtëpinë e spanjollit. Dy persona janë përpjekur të futen nga oborri i pasëm, por gruaja e Susos, Alisia ka qenë duke parë ndeshjen së bashku me dy fëmijët e saj.

Ajo ka dëgjuar zhurma dhe ka ndezur dritat e oborrit, ku më pas ka dalluar grabitësit tek kamerat e sigurisë. Hajdutët nuk ia arritën qëllimit të tyre të grabisnin shtëpinë e lojtarit.

Nuk është rasti i parë i vjedhjeve në shtëpinë e futbollistëve në Sevilla. Në fakt, në vitin 2019 kishte raste kur shtëpitë e futbollistëve tëJoaquin, Willian Carvalho dhe Chicharito Hernandez kanë qënë target të hajdutëve.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league sevilla suso europa league sevilla suso

Sondazh

Poll