Sport

“Me ose pa mua”! Antonio Conte tremb Interin pas finales: Nuk e di nëse do jem më trajneri juaj…

22 Gusht 2020, 08:01 Nga DOSJA
“Me ose pa mua”! Antonio Conte tremb Interin pas finales: Nuk e di

MILANO– Një sezon i lodhshëm për Antonio Conten i cili tani mendon për largimin nga klubi i Interit në vetëm 1 sezon si trajner i zikaltërve. Ky ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë për Interin, pasi pas daljes nga karantina ekipi italian u detyrua të luante çdo tre ditë, çka sillte një lodhje të pashmangshme tek lojtarët.

Këtë e ka pranuar edhe Conte, i cili dëshiron me patjetër të pushojë dhe më pas së bashku me skuadrën të analizojnë fillimin e sezonit të ri. Megjithatë trajneri italian nuk e mohoi një largim nga zikaltërit.

“Tani do të marim 2 ose 3 ditë pushim. Pasi ta kemi mendjen e qetë do të ritakohemi përsëri me skuadrën dhe kështu është e duhura. Ne do të ekzaminojmë sezonin që kaloi, çdo gjë. Më pas në mënyrën më qetë do të planifikojmë të ardhmen e Interit, me ose pa mua. Do të takohem me drejtuesit e klubit javën tjetër dhe do të vendos atje të ardhmen time. Nuk jam i sigurt nëse do ta drejtoj sërish Interin në sezonin tjetër”- u shpreh Conte.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter antonio conte inter

Sondazh

Poll

Sport 21 Gusht 2020, 19:38

Spektakël golash në Koln, Inter barazon me Godin

GJERMANI-Inter dhe Sevilja përballen sot për triumfin në Ligën e Europës teksa do të diskutojnë mes njëra-tjetrës finalen e madhe. Zikaltërit e Antonio Kontes k...

Sport 21 Gusht 2020, 18:07

GREQI-Telashe për kapitenin e Manchester United, Harry Maguire. Futbollisti i “Djajve të Kuq” është arrestuar nga policia në ishullin grek të Mikonos aty ku loj...