Aktualitet

U tremb nga makina se për pak e përplasi! 34-vjeçari nuk përmbahet, i ‘hipën gjaku’ në kokë dhe rreh shoferin e makin

22 Gusht 2020, 15:51 Nga DOSJA
U tremb nga makina se për pak e përplasi! 34-vjeçari nuk

TIRANË– Një 34-vjeçari i identifikuar si Robert Skara është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për disa vepra penale, një ndër to edhe shkatërrimi i pronës. I riu po qarkullonte me mjetin e tij tip monopatinë në rrugën “Konferenca e Pezës”, kur në një moment K.B., ka rrezikuar që ta përplasë me makinën e tij.

Pikërisht në këtë moment Skara nuk është përmbajtur dhe ka hipur sipër makinës duke i dëmtuar xhamin e makinës. Por nuk është ndalur me aq… Pasi i ka copëtuar xhamin Skara ka goditur me grushta dhe sende të forta K. B, deri në momentin kur në vendngjarje mbërriti Policia, e cila bëri të mundur arrestimin e personit në fjalë. I riu, Robert Skara do të përballet në gjykatë me veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja”.

POSTIMI I PLOTË:

Tiranë

Parandalohet nga shërbimet e Komisariatit Nr.6, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti.

Goditi një shtetas dhe më pas i dëmtoi mjetin, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve” dy shtetas po konfliktoheshin, menjeherë kanë shkuar në vendngjarje.

Sherbimet e Policisë, falë ndërhyrjes në kohë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ku shtetasi R.S, kishte hipur mbi mjetin e shtetasit K.B, të cilin ja kishte thyer dhe po e kërcënonte si dhe po tentonte ta qëllonte me sende të forta, por është vënë në pranga nga Policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R.S, duke lëvizur me një monopatinë është trembur nga mjeti me drejtues K.B, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim me këtë shtetas. Më pas shtetasi R.S., e ka goditur me grushta si dhe i ka dëmtuar mjetin me sende të forta shtetasit K.B.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.S., 34 vjeç, për veprat penale “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet robert skara robert skara arrestohet robert skara robert skara

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2020, 15:40

ROSKOVEC– Policia e Fierit ka gjetur drogë brenda makinës së Bashkisë së Roskovecit, por është mjaftuar me një njoftim të shkurtër për shtyp. Pak pas publikimit...