Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Pogradec, Policia: I morën 500 mijë lekë 40-vjeçarit, ja si e kërcënuan

22 Gusht 2020, 13:49 Nga DOSJA
Arrestohen 2 persona në Pogradec, Policia: I morën 500 mijë

POGRADEC– Dy persona janë arrestuar në Pogradec pasi me anë të kanosjes kishin detyruar një person për t’u dhënë para. Në prangat e Policisë kanë përfunduar  G. M., 68 vjeç, banues në Tiranë dhe 46-vjeçari nga Pogradeci, me iniciale E. Sh., të cilët dy ditë më parë kishin detyruar një 40-vjeçar që t’u jepte 500 mijë lekë. Ata detyruan të riun që të nënshkruante një deklaratë noteriale huamarrje por u kallëzuan nga ky i fundit duke përfunduar në prangat e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pogradec

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• G. M., 68 vjeç, banues në Tiranë.

• E. Sh., 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pogradec policia ne pogradec pogradec policia ne pogradec

Sondazh

Poll